SPORT

Finalisti i Wimledonit tërhiqet nga Lojërat Olimpike

Nënkampioni i Wimbledonit, Matteo Berrettini ka njoftuar se është tërhequr nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike. Vendimin e mori të dielën për shkak të një lëndimi në kofshë.

Tenisti 25-vjeçar nga Italia ka shkruar në “Instagram” se ka pasur një kontroll mjekësore një ditë më parë dhe është informuar se nuk do të jetë në gjendje të garoj për disa javë.

Berrettini kishte humbur finalen e Wimbledonit nga Novak Gjokoviqi. Ai kishte seri prej 11 fitoreve për të arritur në finalen e parë të Grand Slam turneve.

“Të përfaqësoj Italinë është nderi më i madh për mua, kështu që është shkatërruese të mungoj në Olimpiadë”, ka shkruar Berrettini. “I dëshiroj gjithë ekipit të Italisë fat në Tokio. Do t’i përkrah gjatë tërë kohës”.

LAJME TË NGJAJSHME

Dybala do të mbetet te Juventusi

Press Online

Liverpooli pas Kessiet

Press Online

Ganiu priti në Komunë boksierët e suksesshëm të KB Shkupi-t

Press Online

Shkupi mposhtet bindshëm nga Santa Clara

Press Online

Shkëndija me gabimet e veta, mundet nga Riga

Press Online

Shaw luajti për Anglinë në Evropian me brinjë të thyer

Press Online