TEKNOLOGJI

iPhone 12 ka ruajtur më mirë vlerën sesa iPhone 11

Modelet iPhone 12 kanë ruajtur më mirë vlerën e tyre krahasuar me modelet iPhone 11 pas një periudhe kohe të caktuar sipas një raporti të fundit.

Përgjatë 6 muajve nga debutimi, modelet iPhone 12 humbën mesatarisht 34.5% të vlerës së tyre ndërsa për të njëjtën periudhë një vit më parë modelet iPhone 11 humbën 43.8% të vlerës së tyre.

Kjo do të thotë se iPhone 12 ka ruajtur vlerën 9.3% më mirë sesa iPhone 11 pas gjashtë muajsh nga debutimi. Në fakt vetëm debutimi i iPhone 12 bëri që modelet iPhone 11 të humbasin 8% të vlerës së tyre.

Nga të gjitha modelet iPhone 11, modeli standard ka qenë ai që më së paku ka humbur vlerën me vetëm 31.7% të saj ose 17.5% më pak sesa iPhone 11 Pro.

Me 21 muaj nga debutimi, iPhone 11 ende performon më mirë duke humbur vetëm 49.1% të vlerës ndërsa iPhone 11 Pro plot 56.9% të vlerës.

Në linjën iPhone 12, modeli iPhone 12 mini ka humbur më shumë se asnjë vlerë, përafërsisht 41%.

LAJME TË NGJAJSHME

41% për qind e të anketuarve në 13 shtete synojnë veturë elektrike

Press Online

Snapchati shënon ngritjen më të madhe të përdoruesve

Press Online

Instagrami me opsion të ri për të kontrolluar përmbajtjen e ndjeshme

Press Online

Rritet shitja e veturave në Evropë, vazhdon rimëkëmbja nga pandemia

Press Online

ESA lëshon në orbitë satelitin e parë të riprogramueshëm

Press Online

Modelet iPad pajisen me teknologjinë më të fundit të ekraneve

Press Online