KURIOZITETE

Gjendet peshku i rrallë në bregdetin e Oregonit, peshon 45 kilogramë

Një peshk i madh shumëngjyrësh është parë në bregdetin e Oregonit të SHBA-së. Meqë peshon 45 kilogramë dhe ka lloj-lloj ngjyrash, peshku opah po konsiderohet i rrallë, kanë bërë të ditur zyrtarë të akuariumit “Seaside”, që kanë publikuar fotografitë.

Keith Chandler, menaxheri i përgjithshëm i akuariumit, ka thënë se një opah në bregdetin e Oregonit është shumë i rrallë për t’u gjetur, duke shtuar se “kishte një formë të shkëlqyeshme”.

Image

“Ata janë peshq mjaft të mrekullueshëm dhe normalisht nuk i shohim në breg. Ishte emocionuese për vendasit, raporton CNN.

Sipas Administratës Kombëtare të Oqeanisë dhe Atmosferës, pak dihet për këtë lloj pasi jetojnë thellë në oqean. Speciet zakonisht gjenden në ujërat e butë dhe tropikale.

Opah është një peshk me pamje të pazakontë. Ai kanë një trup të rrumbullakët dhe të sheshtë me ngjyrë gri të argjendtë.

“Drejt barkut ka nuancat e argjendta në një të kuqe trëndafili, të mbushur me njolla të bardha”, thuhet në njoftimin e Administratës.

LAJME TË NGJAJSHME

Muzeu i mbeturinave përkrah riciklimin

Press Online

Shenjat e gishtërinjve në një skulpturë 500-vjeçare mund të jenë të Mikelanxhelos

Press Online

Arma që i ngjan lodrës, nxit reagime në Amerikë

Press Online

Brenda “Khalilah”, super jahtit të artë

Press Online

Rusët modifikojnë lopët që të prodhojnë qumësht pa laktozë

Press Online

14-vjeçarja fiton çmimin e drejtshkrimit në SHBA

Press Online