KRONIKA E ZEZË

Nga zjarri digjet në tërësi një restorant në Zhelinë

Nga zjarri i cili shpërtheu në orët e hershme të mëngjesit tërësisht është djegur një restorant në Zhelinë.

Gjashtë zjarrfikës të Njësitit Territorial të Zjarrfikësve Tetovë menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes me dy automjete zjarrfikëse, me ç’rast shuarja e zjarrit ka zgjatur mbi tri orë.

“Një njësitin territorial të zjarrfikësve në orën 4 e 8 minuta është bërë denoncim se ka një zjarr në rrugën e vjetër nga Tetova drejt Zhelinës. Ne menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe u përcaktua se një restorant po digjet. Pati edhe bombula ksigjeni të cilat paraqisnin rrezik. Intervenuam dhe zjarri u lokalizua në orën 7 e 20 minuta. Nuk ka të lënduar ndërsa është shkaktuar dëm i madh material”, informoi Uka Aliti, komandant i Njësitit territorial të zjarrfikësve Tetovë.

Ndryshe zjarrfikësit e Tetovës çdo ditë kanë intervenime. Dje i kanë shuar dy zjarre, njërin në një shtyllë elektrike në Xhepçishtë dhe i dyti në qiell të hapur në afërsi të Teqes në Tetovë.

LAJME TË NGJAJSHME

Konfiskohet drogë me vlerë 150 mijë euro, arrestohen pesë persona

Press Online

Zbulohen “gërryes të Bitcoin“ në lagjen Dizhon – vjedhin rrymën

Press Online

Policia zvicerane arreston tre punëtorë nga Maqedonia e Veriut

Press Online

Arrestohet një grua nga Kërçova për drogë

Press Online

Arrestohet një grabitës në Shkup

Press Online

Tragjedi e dyfishtë në rajonin Shtip-Karbin

Press Online