AKTUALE

Tre vite nga arratisja, Zaev tregon kush e ndihmoi Gruevskin të largohet nga Maqedonia e Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka akuzuar qeverinë e Hungarisë se e ka ndihmuar Nikola Gruevskin të arratiset nga vendi në nëntor të 2018.

Zaev në një intervistë për ‘’Deutche Welle’’ tha se ishte qeveria hungareze që ka mbështetur Gruevskin në planin për arratisje deri në dhënien e azilit, përcjell PRESSonline.mk

Gjithsesi Zaev tha se Maqedonia e Veriut nuk ka hequr dorë nga Gruevski dhe po tenton në mënyrë ligjore ta kthejë atë në vend për të vuajtur dënimin për rastin e korrupsionit ‘Tanku’.

“Shkeli ligjin ndërkombëtar. Tani po kërkojmë një mënyrë ligjore për ta kthyer atë që të vuajë dënimin me burg. Sidoqoftë, shumë ish-ministra të tjerë janë në paraburgim ose tashmë vuajnë dënime me burg, madje edhe nga qeveria aktuale. Njerëzit e afërt me këtë qeveri po ndiqen penalisht në gjykatë, ose janë tashmë në burg”, tha Zaev.

LAJME TË NGJAJSHME

Varviciotis: Zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor është qëllim dominant në politikën tonë të jashtme

Press Online

Sela: Ahmeti ka frikë të përballet me opozitën shqiptare

Press Online

Organizatat e Maqedonisë së Veriut dhe ato të Shqipërisë, apel Komitetit të UNESCO-s

Press Online

Mickoski-Bërns: Interesat strategjike të Maqedonisë mbi të gjitha

Press Online

Lukarevska: Masa “TVSH-ja Ime” duhet të përparohet

Press Online

Do të shiten 50.000 hektarë tokë bujqësore

Press Online