KTHJELLOHU

Ujë nga puset, jo i pijshëm dhe bakteriologjik!

Shkup, 21 korrik – Likova është një nga komunat më të mëdha rurale në Republikën e Maqedonisë së Veriut me afër 30 mijë banorë. Shumica e banorëve të kësaj komunë në mungesë të rrjetit të ujësjellësit, ujin për pije dhe pastrim e sigurojnë nga ujërat nëntokësore (puset). Tanimë siç ka shkruar, PRESSonline.mk në këtë komunë në mungesë të rrjetit sekondar të ujit të pijshëm ballafaqohen banorët e 11 fshatrave të Karadakut të Kumanovës. Nga komuna e Likovës janë zotuar se ky problem deri në fund të vitit do të zgjidhet për gjashtë fshatra, ndërsa për pesë të tjerë procedura për të siguruar uji cilësor për pije dhe pastrim do të vazhdojë.

“Në të gjashtë fshatrat ku po punohet planifikojmë që deri në fund të vitit të lëshojmë në përdorim ujin për pijë. Ndërsa do na mbeten edhe pesë fshatra për në të ardhmen. Gjatë këtij mandati katër vjeçar janë bërë rreth 6 milion euro investim në rrjetin e ujësjellësit në tërë vendbanimet e komunës së Likovës”, deklaroi për PRESSonline, Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovës.

Por, sa është i sigurt për pije uji nga puset? Sipas ekspertëve, uji për pije duhet të jetë i pastër dhe ai nuk duhet të përmbajë substanca të cilat mund të shkaktojnë probleme gjatë përdorimit. Fe, Mn, Ca dhe Mg llogariten si elemente esenciale për organizmin e njeriut. Për ta karakterizuar ujin si të pijshëm duhet të respektohet direktiva për ujërat të pijshëm “Direc.98/83/EC” e Këshillit të Bashkimit Evropian.

“Ujë nga puset, burimet nëntokësore dhe burimet mbitokësore, që në disa nga ato janë bërë analiza të përbërjes kimike dhe bakteriologjike janë jo të pijshëm, kjo është shkak që të intervenohet nga autoritet komunale dhe të gjendet zgjidhje solide për banorët e fshatrave që përdorin ujin e puseve për pije. Ujërat nëntokësore mund të përshkojnë shtresat të sipërfaqes së tokës deri sa arrijnë në zonat e akumulimit të ujërave, të cilat janë shtresa shkëmbore të papërshkrueshme. Shpeshherë, ato janë formacione gëlqerorësh, por mund të jenë edhe shtresa prej gipsi, rënoro-argjilore, etj. Uji që ka qenë në kontakt me shtresa gëlqerorësh pasurohet me jonet Ca+2 dhe HCO3−. Në koren e tokës me pjesëmarrje mase prej 3.63 %, kalciumi është njëri prej elementeve më të përhapura në natyrë. Mineralet kryesore të kalciumit janë silikatet, karbonatet, sulfatet, fosfatet dhe fluroret. Magnezi është shumë i përhapur në natyrë, dhe pjesëmarrja e masës së tij në korën e tokës është 2.1%. Edhe pse mangani nuk konsiderohet si element i shpeshtë, ai në natyrë është mjaft i shpërndarë. Në koren e tokës, për nga shpërndarja është elementi i dhjetë me radhë dhe ka më tepër se metalet tjera, përveç hekurit (Fe)” , deklaroi biologu Naim Azizi për PRESSonline.mk

Raportet e Institutit për Shëndet Publik, tregojnë se objektet lokale për furnizim me ujë, si pompa, bunarë dhe çezma fshati, akoma janë në përdorim si burim kryesor i ujit për pije për 98.266 banorë. Nga kontrollet e kryer janë marr 1 mijë e 159 mostra për analiza, ku 236 prej tyre kanë treguar rezultate jo të rregullta lidhur me parametrat fiziko-kimike, edhe atë kryesisht për shkak të ujit të turbullt dhe pranisë së shtuar të nitrateve.

Raportet e Institutit për Shëndet Publik, tregojnë se objektet lokale për furnizim me ujë, si pompa, bunarë dhe çezma fshati, akoma janë në përdorim si burim kryesor i ujit për pije për 98.266 banorë. “Kjo mënyrë e furnizimit me ujë nuk është e sigurt në aspektin bakteriologjik për shkak të përqindjes së lartë të ujërave të ndotura në aspektin bakteriologjik. Në segmentin e furnizimit me ujë të shëndetshëm për pije në vazhdimësi ndodhin lëshimet e tipit të zonave të padefinuara përreth burimeve të ujit për pije, mungesës së pajisjes adekuate për pastrim dhe dezinfektim të ujit dhe mirëmbajtjes joadekuate”, thuhet në analizat e Institutit për Shëndet Publik. Ndërkaq, analizat e rezultateve për ujin e shëndetshëm për pije në Maqedoni në përgjithësi tregojnë se në periudhën 2002-2016 përqindja e mostrave jo të rregullta sipas analizës kimiko-fizike lëviz prej 2.9 deri në 7.6 për qind, ndërsa përqindja e mostrave të parregullta sipas analizës bakteriologjike lëviz prej 0.8 deri në 2.99 për qind. Për dallim prej vendbanimeve rurale që kanë probleme të caktuara me ujin e pastër për pije, në vendbanimet urbane me përjashtime më të vogla nuk ka probleme më të mëdha me konsumin e ujit të shëndoshë për pije.

Sipas raportit të fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), rreth 2,2 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm. Ndërsa 4,2 miliardë njerëz, që do të thotë rreth 55 % e popullatës botërore, nuk kanë pajisje të pastra sanitare. OKB raporton, se shfrytëzimi i ujit të pijshëm në mbarë botën është rritur tej mase. Sipas llogarive të fundit, është rritur gati gjashtë herë në krahasim me 100 vjet më parë. Rritja e numrit të popullatës, rritja ekonomike dhe ndryshimi i shprehive të konsumimit të ujit janë vetëm disa nga shkaktarët e rritjes së përdorimit të ujit. Në raportin e OKB thuhet se gati 90 % e ujërave të zeza lëshohen në natyrë të papërpunuara, që do të thotë se ato edhe më shumë ngarkojnë kapacitetet e ujit në natyrë. Ndërsa ndryshimi i klimës do të përkeqësojë edhe më shumë gjendjen. (M.M/PRESSonline.mk)

(Me këtë shkrim, PRESSonline i bashkëngjitet fushatës “Kthjellohu”, që realizohet nga Instituti për Komunikime Studimore, e financuar nga Ambasada Britanike në Shkup)

LAJME TË NGJAJSHME

Varviciotis: Zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor është qëllim dominant në politikën tonë të jashtme

Press Online

Sela: Ahmeti ka frikë të përballet me opozitën shqiptare

Press Online

Organizatat e Maqedonisë së Veriut dhe ato të Shqipërisë, apel Komitetit të UNESCO-s

Press Online

Mickoski-Bërns: Interesat strategjike të Maqedonisë mbi të gjitha

Press Online

Lukarevska: Masa “TVSH-ja Ime” duhet të përparohet

Press Online

Do të shiten 50.000 hektarë tokë bujqësore

Press Online