RAJON

Vllasi: Edhe pse dialogu po zhvillohet në Bruksel, roli i SHBA-së do të jetë vendimtar

Ish-politikani dhe avokati Azem Vllasi, vlerëson se roli i SHBA-së në Kosovë e më gjerë është i pazëvendësueshëm.

Ai thotë se çdo fitore që ka arritur Kosova është bërë me ndihmën e SHBA-së.

Vllasi në një intervistë në Deskun e KOHËS, ka thënë se do të vijë një moment kur SHBA-ja vërtetë do të inkuadrohet në dialogun Kosovë – Serbi.

Sipas tij, SHBA-ja nuk inkuadrohet në dialog kur e fton Kosova, por kur e sheh të arsyeshme – në finale.

“Roli i Amerikës është i patjetërsueshëm. Prej që ka filluar kriza me shpërbërjen e Jugosllavisë, në fund roli vendimtar i Amerikës ka qenë vendimtar, si për ndërprerje të atyre tragjedive, për dizajnimin e hartës së re gjeopolitike në këtë rajon. Roli i SHBA-së ka qenë vendimtar edhe ne Kosovë. Duhet ta dimë se për çlirimin e Kosovës me intervenimin e NATO-s, ka qenë roli i Amerikës vendimtar, edhe për shpalljen e pavarësisë ishte njësoj. Prandaj, në dialogun në Bruksel, në një pikë të caktuar, do të jetë roli amerikan vendimtar për një stabilitet paqësor, për t’ia ulë kaçepin Serbisë, të mos i kërcënojë më fqinjët, të mos jetë më destablitet në rajon”, ka thënë Vllasi.

LAJME TË NGJAJSHME

Dy shtete ofrojnë garanci për lirimin e Hashim Thaçit nga paraburgimi

Press Online

Pikturë murale në Beograd për Mladiqin

Press Online

Serwer: Është koha që Washingtoni t’i tregojë Serbisë se NATO do t’i mbrojë fqinjët nga Beogradi

Press Online

Kosovë, besimtarët myslimanë falin Kurban Bajramin

Press Online

Tiranë, mijëra besimtarë myslimanë festuan Kurban Bajramin

Press Online

Lajçak: Takim i vështirë; i radhës do të mbahet në shtator

Press Online