Press Online
AKTUALE

BE-ja heq Maqedoninë e Veriut nga lista e vendeve të sigurta

Bashkimi Evropian, sot vendosi kufizime në udhëtime për qytetarët e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirus në këto vende.

Kjo do të thotë se hyrja në BE nuk do të lejohet, pos në rastet kur udhëtimet janë të domosdoshme ose kur qytetarët kanë leje vendbanimi në ndonjërin vend të bllokut.

Kufizime në udhëtim pritet të ketë edhe për qytetarët e Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Libanit.

BE-ja i ka hapur kufijtë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor në qershor, përpara fillimit të sezonit veror dhe pas përmirësimit të situatës epidemiologjike. Por, varianti Delta i koronavirusit ka shkaktuar rritje të mprehtë numrit të të infektuarve në javët e fundit.

Për të qenë në listën e “vendeve të sigurta”, një vend duhet të regjistrojë maksimumi 75 raste të reja në 100,000 banorë, në dy javët e fundit.

Lajme të ngjashme

Kasami: Arifi e mbushi me mbeturina e me qen endacak qytetin “evropian”

Press Online

VMRO: Zjarri i qëllimshëm, dëmtohen dokumente….

News Desk

Eskobar: Ballkanit Perëndimor i nevojiten politikanëve të cilët merren me të ardhmen, e jo me të kaluarën

News Desk

Merko ik nga debati / Idriz Istrefi i thotë gazetarit: T’i kishit dhënë bakshish do të kishte ardhur me katër këmbë

News Desk

Ekspertët: Marrëveshja BESA-ASH kthen shpresën e qytetarëve

News Desk

Zjarri në parkun e Shkupit është shuar përkundër hidranteve jofunksionale

News Desk