Press Online
MAQEDONI

Arriti grupi i parë prej 149 qytetarëve afganë në Shkup

Me aeroplan të kompanisë “Kamair” mbrëmë përmes Tbilisit, Gjeorgji, në Aeroportin ndërkombëtar Shkup arritën 149 qytetarët e parë të Afganistanit që do të pranohen në vendin tonë. Menjëherë pas aterimit, një grua në javën e 39-të të shtatzënisë, burri i saj dhe fëmija, me automjet të Ndihmës së shpeshtë u dërguan në Klinikën gjinekologjike në Shkup për kontroll. Me automjet tjetër u dërgua një person, për të cilën me siguri bëhet fjalë për kolaps.

“Solidaritetin që e paralajmëruam tashmë disa ditë sot e demonstruam në vepër dhe u mundësojmë mirëseardhje të ngrohtë atyre që u nevojitet.Arriti grupi I parë prej 149 qytetarëve nga Afganistani për të cilët shteti shprehi gatishmëri t’u sigurojë strehim të përkohshëm. Ata janë njerëz të cilët janë të punësuar në organizata ndërkombëtare dhe organizata ndërkombëtare partnere me të cilat kemi punuar ne dhe aleatët tanë në këto 20 vite në Afganistan”, deklaroi ministri I Punëve të Jashtme, Bujar Osmani pas pritjes së qytetarëve afganë në aeroport.

Ai theksoi se bëhet fjalë për burra, grad he kryesisht fëmijë me të cilët, siç tha, kemi bashkëpunuar dhe ndarë vlerat tona, të cilëve, jo për faj të tyrin, u rrezikohet jeta.

“Prandaj vendosëm t’u dalim në ndihmë në momentin kur u nevojitet dhe t’iu mundësojmë strehim të përkohshëm në mënyrë që të largohen nga rreziqet për jetë të tyre dhe familjeve të tyre, derisa nuk arrijnë në destinacionet e tyre të fundit”, tha Osmani.

Për strehimin e tyre dhe për logjistikën e tyre, shtoi, kujdesen organizatat ku kanë punuar dhe punojnë këta qytetarë nga Afganistani dhe I mbulojnë shpenzimet e tyre.

“Por, nëse paraqitet nevoja edhe shteti gjithashtu do të ndihmojë me logjistikë adekuate, siç e bëjmë edhe logjistikën tjetër të transportit, sigurisë dhe mbrojtjes shëndetësore. Sot jemi të fokusuar në pritje dinjitoze të këtyre qytetarëve, të kontrollit të tyre shëndetësor, mbrojtjes shëndetësore dhe vendosjes së tyre në hotele adekuate të cilat janë paraparë për këtë dedikim. Kështu që I tërë fokusi ynë sot është ta tregojmë solidaritetin në vepër”, theksoi Osmani dhe shtoi se sonte, por edhe gjatë ditës së nesërme do të bëhen kontrollet adekuate dhe do të mundësohet asistimi I përgjithshëm për këta qytetarë.

Në ditët në vijim, siç tha, do të procesohen aplikacionet e tyre, destinacionet e tyre të fundit.

“Mendoj se është më me rëndësi, ne, Qeveria, por edhe qytetarët ta tregojmë solidaritetin për këta qytetarë të cilët sot e sy të përlotur erdhën në këtë aeroport, me lot gëzimi sepse gjetën vend ku do të jenë të sigurt së paku në 90 ditët në vijim, deri kur kanë strehim këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne kemi dhënë pajtim tani për tani për 750 qytetarë, grad he fëmijë me emër dhe mbiemër të cilët paraprakisht u paralajmëruan dhe kontrolluan se janë pjesë e organizatave ndërkombëtare me të cilët kemi bashkëpunuar ne, ushtria jonë, organizatat tona partnere. Ky grup arriti të dale nga Afganistani përmes Tbilisit të arrijë në Shkup”, saktësoi Osmani.

Jemi në koordinim të vazhdueshëm, shtoi, me vendet partnere, e ndajmë gjendjen në vetë aeroportin dhe si do të paraqiten kushtet që t’u dilet në ndihmë grupit tjetër që është paralajmëruar dhe konfirmuar atëherë ne kuptohet do të jemi të gatshëm në mënyrë të njejtë t’I pranojmë.

Udhëheqësja e Ndihmës së shpejtë, dr. Milica Bubalo theksoi se Ministria e Shëndetësisë së bashku me institucionet shëndetësore do t’u ofrojë mbrojtje të plotë shëndetësore qytetarëve nga Afganistani gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë.

“Në fillim, të gjithë qytetarëve të cilët arrijnë nga Afganistani do t’u bëhet test PCR dhe do të kontrollohet statusi vaksinues. Nëse shprehin dëshirë për vaksinë kundër Kovid-19, do të vaksinohen. Nëse gjatë kontrollit me test PCR tregojnë shenja pozitive, për ta do të zbatohet karantina 14-ditore”, tha Bubalo.

Theksoi se do të zbatohet kontroll I plotë I fëmijëve dhe I të rriturve nga ana e pediatrit dhe specialistit internist dhe do të vlerësohet gjendja shëndetësore e qytetarëve.

Konfirmoi se me automjetin e parë të ambulances mbrëmë u dërgua një grua shtatzënë, e cila ishte në javën e 39-të të shtatzënisë, për të cilën, siç tha, ka gjasa të mëdha të lindë dhe theksoi se morën informata se janë edhe katër gra të tjera shtatzëna. Për personin e dytë, që u dërgua me automjet të ndihmës së shpejtë, tha se me siguri bëhej fjalë për kolaps.

Pasi që arriti aeroplani, afganëve iu ndanë pako me ushqim dhe me autobusë u dërguan për kontrolle shëndetësore. Arritjen e aeroplanit me grupin e parë të afganëve në vend e ndoqën ekipe të shumta të gazetarëve.

Lajme të ngjashme

VMRO: Zjarri i qëllimshëm, dëmtohen dokumente….

News Desk

Merko ik nga debati / Idriz Istrefi i thotë gazetarit: T’i kishit dhënë bakshish do të kishte ardhur me katër këmbë

News Desk

Protokolli i ri me BE-në me përfitime të reja për bizneset për qasje në tregjet evropiane

News Desk

Ekspertët: Marrëveshja BESA-ASH kthen shpresën e qytetarëve

News Desk

RMV/ Nxënësit përleshen në një shkollë të mesme

News Desk

Zjarri në parkun e Shkupit është shuar përkundër hidranteve jofunksionale

News Desk