Press Online
OP/ED

Zgjedhjet e tetorit me elektorat të përçarë

Nga Selim Ibraimi

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të largojnë nga politika shumë figura dhe parti politike. Kandidatët e partive BDI dhe të ASH-AA-së kanë gjasa reale të fitojnë në komunat shqiptare që në rrethin e parë ose të dytë bazuar në kombinimet në mes partive dhe grupeve të interesit financiar. Pjesa tjetër e kandidatëve edhe pse figura serioze, përshkak të lojërave partiake të kryesive fitoren e kanë si larg.

E vetmja mundësi për partitë e vogla që këmbët dhe kokën e kanë në qeveri mbeten bisedimet apo pazaret partiake për mbështetje të kandidatëve të partive më të mëdha që do të jenë në epërsi. BDI në të gjitha komunat pret mbështetje nga trupi zgjedhor i kufizuar i PDSH-së, BESË-s, TDP (Partia turke) dhe nga LSDM-ja. Këtu nuk përjashtohen edhe votuesit e revoltuar të partive opozitare dhe atyre në qeveri.

Kandidatët e koalicionit ASH -AA pritet të zhvillojnë një betejë të ashpër në dy fronte: e para me BDI dhe e dyta me Besën-LSDM. Gjithashtu pjesa turke e popullatës do të anojë nga koalicioni qeveritarë me çka krijohet një disbalancë në mes partive dhe garuesëve. Prej tani ASH -AA, duhet të ndezë shumë motorë për të përballuar fushatën e koalicionit të kandidatëve që kanë hyrë në garë me shumë mjete dhe burime tjera anësore.

Një tjetër fakt që duhet thënë, është se kandidatët e partive të vogla do të kenë rolin përçarës dhe jo unifikues të trupit zgjedhor shqiptarë, i kanalizuar në interesa grupore e klanore. Tani e tutje, pas tetorit me siguri pas humbjeve do të ketë liderë e zyrtarë që do të flasin për çështje të mëdha kombëtare, duke filluar nga ridefinimi e deri tek letërnjoftimet e politikave të dështuara partiake-qeveritare tashmë të transformuara në biznes parti private. Nga zgjedhjet lokale të tetorit pritet shumë nga kandidatët që po japin shumë premtime, disa janë zotuar para kryetarëve të partive e të tjerë bëjnë punë vetëm para fushatës zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Në vigjilje të zgjedhjeve lokale!

Press Online

Greqia te porta e Republikës së Kosovës

Press Online

A do t’i tejkalojnë tmerret e këtij shekulli, ato të shek. XX

Press Online

Nxënës „të rangut të dytë“: Mësimi online me pasoja offline

Press Online

Mes patriotëve dhe tradhtarëve!

Press Online

Paradoksi i “epokës Merkel” në Ballkanin Perëndimor

Press Online

Ju nuk mund të kopjoni përmbajtjen e kësaj faqe