Press Online
RAJON

Misioni i SHBA në Kosovë, a duhen parë me shqetësim deklaratat e Joe Biden?

Pas tërheqjes së ushtarit të fundit amerikan nga Afganistani, presidentin i SHBA, Joe Biden bëri një deklaratë përmes rrjetit social “Twitter”, duke treguar se largimi i shtetit amerikan nga misionet e mëdha do ndodhë edhe nga vendet tjera.

“Ky vendim për Afganistanin nuk ka të bëjë vetëm me Afganistanin. Bëhet fjalë për përfundimin e një epoke të operacioneve të mëdha ushtarake për të rindërtuar vendet e tjera”

Por, a duhet të shqetësohet shteti i Kosovës për këtë deklaratë, duke marrë parasysh se SHBA ka një mision ushtarak në shteti më të ri të Evropës? Sipas deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, deklarata e Biden nuk e prek Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka operacion shumë të madh ushtarak në Kosovë. Ka operacion shtet-ndërtues që është shumë më shume politik dhe diplomatik. Mendoj se Kosova dallon nga të gjitha vendet tjera, sepse qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare është sinkronizuar me atë të qeverisë dhe popullit të Kosovës që është pavarësia e Kosovës, liria e saj dhe largimi nga format e luftërave gjenocidale që ka bërë Serbia këtu”, tha Abazi.

Edhe kreu i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Memli Krasniqi nuk e sheh shqetësuese këtë deklaratë.

“Unë nuk besoj që ajo do të ndikojë tek prezenca ushtarake, por edhe diplomatike e SHBA në Kosovë, nuk e shoh nga ky prizëm më shqetësim, por mendoj se ka të bëjë me një mendësi potencialisht të re dhe tjetër në politikën e jashtme amerikane, e cila ka në bazamentin e saj këtë mendimin e Partisë Demokratike të SHBA për sa i përket prezencës dhe ndikimit të ShBA në marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha ai.

Analisti Fidan Rama vlerëson se qëndrimi i presidentit amerikan tregoi se Amerika nuk do të futet më në misione të tilla si Afganistani.

“Nuk e kisha lidh me Kosovën, sepse Kosova është krejtësisht në një etapë tjetër, në një pozicion krejt tjetër edhe gjeografik, edhe politik, por edhe nga progresi i përgjithshëm i zhvillimit të shtetit”, u shpreh analisti.

Përfshirja e SHBA-ve në Kosovë politikisht dhe me diplomaci ka nisur në vitet 90, ndërsa veprimet ushtarake dhe prania me trupa ndodhi pas fillimit të fushatës bombarduese nga NATO.

Që nga ajo kohë SHBA ka një numër të konsiderueshëm të trupave ushtarake në Kosovë, të cilët funksionojnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s. (euronews)

Lajme të ngjashme

Trajkoviq: Vuçiq kishte shpresuar se Kosova do të ndahej deri në vitin 2021

Press Online

Bankat në Shqipëri refuzojnë 16% të aplikimeve për kredi

Press Online

Rama: Në 2022 ngrihet kantieri për portin të ri të Durrësit, përzgjodhëm 5 finalistët

Press Online

Borrell bën thirrje për zbatim të marrëveshjeve të dialogut Kosovë-Serbi, pa vonesa

Press Online

Gazetarja tregon pasuritë “e frikshme” të Adriatik Llallës

Press Online

Rama takohet me ”dhelprën” e politikës së jashtme amerikane në SHBA

Press Online

Ju nuk mund të kopjoni përmbajtjen e kësaj faqe