Press Online
SPORT

Emma Raducanu: S’dua ta lëshoj nga dora trofeun, është gjithçka për mua

Emma Raducanu nuk dëshiron ta lëshojë nga dora trofeun e US Uopen, pasi ëndrra e saj për ta fituar një titull grand slam u bë realitet të shtunën në Nju Jork.

Raducanu i ka dhënë fund pritjes 44-vjeçare të Britanisë së Madhe për ta fituar një titull grand slam në konkurrencën e grave, pasi e mposhti Leylah Fernandezin për ta fituar US Open në stil drithërues, raporton Gazeta Express.

18-jeçarja e mundi 19-vjeçaren nga Kanadaja 2:0 në sete, 6:4, 6:3, në një finale të cilësisë shumë të lartë të shtunën mbrëma në Nju Jork. Ajo është tenistja e parë që e fiton një titull të madh si e kualifikuar.

“Ta mbaj këtë trofe është gjithçka për mua dhe nuk dua ta lëshoj”, tha Raducano. “Dje i pata disa ndjesi të çuditshme, të cilat nuk i kuptoja, mendoj se ishte normale. Kur dola në fushë ishte punë e zakonshme, pikë pas pike”, shtoi ajo.

Raducanu u përkrah në tribuna nga Virginia Wade, e cila ishte gruaja e fundit britanike që e kishte fituar një trofe të madh në Wimbledon 1977.

Lajme të ngjashme

James Rodriguez me klauzolë speciale në kontratë

Press Online

Nëna e Ronaldos: Nipi im është më i gjatë se Messi

Press Online

“Një hapa pas, dy hapa para”, e bija tregon gjendjen e Pele

Press Online

Iu zbulua paga Messit, PSG: Është krejtësisht e rreme!

Press Online

Kosova ngjitet për gjashtë pozita në renditjen e re të FIFA-s, ngritet edhe Shqipëria

Press Online

Topi i Artë, Mbappe, forma e Vinicius dhe sfida ndaj Interit, rrëfehet Benzema

Press Online

Ju nuk mund të kopjoni përmbajtjen e kësaj faqe