Press Online
KRONIKA E ZEZË

Për përplasje fizike arrestohen katër futbollistë

Katër futbollistë të ligës së dytë Teteks dhe Kadino përfunduan në Stacionin Policor pas ndeshjes së kampionatit për shkak të përplasjes fizike midis lojtarëve të të dyja ekipeve, informoi sot SPB Tetovë.

“Nëpunës policorë i kanë privuar nga liria D.M (20), H.D. (29) nga Shkupi, futbollistë nga FK “Teteks” dhe M.R (20) dhe V.I. (29) dhe përfaqësues i FK “Kadino”, ndërsa për shkak të involvimit të tyre në përplasje fizike pas përfundimit të ndeshjes midis këtyre dy ekipeve të ligës së dytë. Përveç kësaj, D.M. me shishe plastike ka goditur një nëpunës policor i cili ka marrë veprime zyrtare rreth zyrtare rreth përplasjes fizike, ndërsa H.D ka penguar nëpunësin policor gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare. Ndriçohet dhe dokumentohet rasti dhe do të vijojnë parashtresa përkatëse”, informon Marjan Josifoski, zëdhënësi i SPB Tetovë.

Dueli përfundoi me rezultat 1-1. Gjatë ndeshjes ka pasur edhe një numër të madh të konflikteve verbale midis futbollistëve. Në këtë afat kalimtar futbollistët kishin në transferim nga Kadino në Teksas dhe anasjelltas.

Lajme të ngjashme

Kërkoi 200 euro rryshfet, 8 ditë paraburgim për mjeken nga Kumanova

Press Online

Në Likovë zbulohen 52 emigrantë ilegalë nga vendet afrikane dhe aziatike

Press Online

“Ju jeni kafshë”, mësuesja nga Shkupi ofendon nxënësit

Press Online

Rast tragjik në Xhon Kenedi, grabitet barnatorja, nga stresi vdes pronari

Press Online

Sulmohet dhe grabitet një banor i Kumanovës

Press Online

India konfiskon 2.7 miliardë dollarë heroinë nga Afganistani

Press Online

Ju nuk mund të kopjoni përmbajtjen e kësaj faqe