Press Online
AKTUALE

Bërnz: 11 shtatori i vitit 2001 edhe pas 20 viteve paraqet një kujtim të dhimbshëm

Në ambasadën amerikane në Shkup sot u mbajt aksioni tradicional për dhurimin e gjakut për nder të viktimave nga sulmi terrorist më 11 shtator të vitit 2021.

Ambasadorja amerikane në vend Kejt Bërnz, e cila edhe vet u përfshi në aksionin për dhurimin e gjakut, paralajmëroi se e gjithë ndihma që do të mblidhet përmes rrjetit „American corners“ në vend, do të donohet për familjet e të vdekurve në zjarrin në spitalin modular në Tetovë.

“Dua ta shpreh ngushëllimin tim për zjarrin që ndodhu javën e kaluar në qendrën për kovid në Tetovë. Si plotësim të përpjekjeve që Ambasada jonë i bën së bashku me rrjetin tonë „American corners“ , organizojmë aksione të ngjashme gjithkund në botë. Të gjitha donacionet e mbledhura nga ky vit do t’i donojmë në Kryqin e Kuq në Tetovë me qëllim që t’u ndihmohet të gjithë atyre të cilët u prekën në zjarr”, theksoi ambasadorja Bërnz në fjalimin e saj.

Duke u përqendruar në ngjarjet e 11 shtatorit të vitit 2021 kur afër 3000 njerëz i humbën jetët. Bërnzi tregoi në rëndësinë e vullnetarizmit dhe rolit të cilin e kanë luajtur vullnetarët në sanimin e pasojave nga ky sulm terrorist.

“Sivjet u shënua 20 vjetori nga ngjarjet tragjike të cilat morën jetët e afër 300 njerëzve para 20 viteve, shumë vullnetarë u lajmëruan t’u ndihmojnë shpëtimtarëve të parë në kërkim të të mbijetuarve, duke ofruar këshillim dhe mbështetje emocionale dhe ndihmë në përpjekjet e mëdha për pastrim”, tha Bërnzi.

Aksioni i dhurimit të gjakut zbatohet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut dhe Institutit për Transfuziologji.

“11 shtatori i vitit 2001 edhe pas 20 viteve paraqet një kujtim të dhimbshëm jo vetëm për popullin amerikan, por edhe për të gjithë botën e përparuar. Në ngjarjen e sotme, secili prej nesh në mënyrën e vet dhe me shembull personal mund të ofrojë ndihmë atyre që u nevojitet. Kjo është një mundësi që t’i artikulojmë diversitetet dhe t’i shndërrojmë në efekte humanitare. Kjo është porosia që sot duam ta dërgojmë nga këtu. Le të na kujtojë dita e sotme sa është e rëndësishme të jemi së bashku, të dhurojmë dhe të ndajmë një pjesë nga vetja, të ndihmojmë popullatës së ndjeshme, atyre që u nevojitet ndihmë”, tha sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Sait Saiti.
Pandemia e shkaktuar nga Kovid-19 me të cilën përballet bota tashmë dy vjet, sipas Saitit, edhe një herë ka treguar se humaniteti dhe solidariteti i tejkalojnë dimensionet lokale, rajonale dhe globale.
“Të qenit solidar me të tjerët është një ndjenjë universale e cila na ndihmon t’i tejkalojmë vuajtjet nga e kaluara dhe e tanishmja dhe të kthehemi ndaj të ardhmes”, porositi Saiti.

Në përballjen me pandeminë, siç theksoi, janë angazhuar mbi 600 vullnetarë të cilët u kanë dhënë ndihmë dhe mbështetje më shumë se 200 mijë qytetarëve dhe sistemit shëndetësor në përballjen me pandeminë.

Aksioni për dhurimin e gjakut filloi në vitin 2009 në nder të të vdekurve nga sulmi terrorist në SHBA më 11 shtator të vitit 2001.

Lajme të ngjashme

ANKETË/ ASH-AAA prinë para BDI-së, Taravari mbetet i pari i Gostivarit

Press Online

Shaqiri: Aplikacioni për nxjerrjen e dokumenteve nga celulari është gati

Press Online

Bexheti: Opozita shqiptare do ta bëj ndryshimin dhe kthesën e madhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Press Online

Byrnes: Të gjithë partnerët e Maqedonisë të veprojnë jo vetëm si partnerë të BE-së, por edhe SHBA-ve

Press Online

Mamer: Ursula fon der Lajen në Shkup do të bisedojë për kontestin me Bullgarinë

Press Online

Popullsia rurale rrallë i përdor shërbimet elektronike që i ofrojnë komunat

Press Online

Ju nuk mund të kopjoni përmbajtjen e kësaj faqe