Press Online
AKTUALE

Merkel: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i përmbushën kushtet për anëtarësim në BE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Edhe Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut i përmbushën kushtet e vendosura që të fillojnë negociatat për anëtarësim. Për fat të keq, nuk ishte arritur për shkak të vetos bullgare, por ne premtuam se do të jemi afër këtij procesi, sepse është investuar shumë forcë dhe energji në të”, tha Merkeli.

Nga ana e tij, Rama, i cili në vazhdimësisë e kritikon BE-në dhe situatën e të dy vendeve e krahason me dramën “Duke pritur Godonë”, vlerësoi se “ne jemi peng i nacionalizmit brenda në BE”.

“Ne jemi peng të nacionalizmave në BE. Në BE nuk kemi asnjë qeveri nacionaliste, por për fat të keq në disa vende nacionalistët dhe ekstremi i djathtë ndikojnë në vendimmarrjen e qeverive të moderuara. Edhe kjo që po ndodh sot është pengmarrje e procesit të integrimit nga një vlagë nacionalizmi në një vend”, tha Rama.

Në pyetjen e gazetarëve Merkeli e pranoi se ngecja e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE ka të bëjë edhe me politikën e brendshme të disa vendeve të Unionit, transmetoi “Ora njuz”.

Merkeli shtoi se e kupton zhgënjimin e vendeve të rajonit pasi siç tha ajo kur plotësohen kushtet, duhet mbajtur fjala dhe të mos nxjerrin kushte të tjetra për shkaqe të politikës së brendshme në vende të caktuara.

“Kjo sjell zhgënjim dhe unë kam mirëkuptim për zhgënjimin që ekziston. Në momentin që konstatohet që kushtet janë përmbushur duhet të mbahet fjala sepse përndryshe kemi zhgënjim dhe duhet të dimë t’i besojmë njëri-tjetrit”, tha Merkeli.

Lajme të ngjashme

ANKETË/ ASH-AAA prinë para BDI-së, Taravari mbetet i pari i Gostivarit

Press Online

Shaqiri: Aplikacioni për nxjerrjen e dokumenteve nga celulari është gati

Press Online

Bexheti: Opozita shqiptare do ta bëj ndryshimin dhe kthesën e madhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Press Online

Byrnes: Të gjithë partnerët e Maqedonisë të veprojnë jo vetëm si partnerë të BE-së, por edhe SHBA-ve

Press Online

Mamer: Ursula fon der Lajen në Shkup do të bisedojë për kontestin me Bullgarinë

Press Online

Popullsia rurale rrallë i përdor shërbimet elektronike që i ofrojnë komunat

Press Online

Ju nuk mund të kopjoni përmbajtjen e kësaj faqe