Press Online
AKTUALE

Zaev-Merkel: Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojë negociatat me BE-në

Kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm bilateral me kancelaren gjermane Angela Merkel, i parashtroi qëndrimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me nevojën për përshpejtimin e proceseve eurointegruese dhe për zgjidhje më të shpejtë të problemit të cilin e imponoi Bullgaria fqinje. Siç theksohet në kumtesën qeveritare nga takimi, Zaev theksoi se propozimi i vetëm i pranueshëm që vendi ynë të kapërcejë bllokimin e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor është propozimi i paraqitur gjatë presidencës portugeze të BE -së, i cili respekton angazhimet dhe në të dyja palët për promovimin e marrëdhënieve reciproke dhe për proceset e integrimit evropian në rajon.

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zaev së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani patën takim dypalësh me kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë këtë pasdite pas drekës zyrtare të punës. Merkel është për vizitë në Ballkanin Perëndimor dhe u takua me liderët e vendeve të rajonit, ku tema kryesore ishte bashkëpunimi rajonal.

Në takimin dypalësh, kryeministri Zaev gjithashtu u përqendruan edhe në iniciativën Ballkani i Hapur, e cila bazohet në parimet e funksionimit të Bashkimit Evropian.

“Neve na duhet të zgjidhim pengesat politike sa më shpejt të jetë e mundur dhe të integrojmë Maqedoninë e Veriut në BE. Ne kemi përfunduar me sukses detyrat e shtëpisë, por kjo nuk do të thotë që ne të ndalemi këtu, përkundrazi, ne punojmë çdo ditë dhe luftojmë për një të nesërme më të mirë për qytetarët tanë”, theksoi kryeministri Zaev në takimin dypalësh me kancelaren Merkel.

Kancelarja Merkel, sip theksohet në kumtesë, u pajtua me delegacionin qeveritar se integrimi në BE i Maqedonisë së Veriut dhe rajonit nuk duhet të vonohet dhe se përparimi i vazhdueshëm është vërejtur nga të gjitha institucionet përkatëse evropiane dhe partnerët ndërkombëtarë të vendit.

Zaev dhe kancelarja Merkel diskutuan gjithashtu shkëmbimin tregtar midis dy vendeve dhe promovimin shtesë të investimeve ekonomike në vend, duke pasur parasysh klimën e favorshme të biznesit që e bën Gjermaninë partnerin numër një tregtar të Maqedonisë së Veriut për vite me radhë.

Në kumtesë thuhet se në takim, kryeministri Zaev falënderoi kancelaren Merkel për angazhimin e saj personal në punën e saj të përgjithshme të përkushtuar dhe kontributin e paçmuar në forcimin e marrëdhënieve të Gjermanisë me Maqedoninë e Veriut, si dhe mbështetjen e saj dhe vendit të saj në rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe Procesi i anëtarësimit në BE.

Lajme të ngjashme

ANKETË/ ASH-AAA prinë para BDI-së, Taravari mbetet i pari i Gostivarit

Press Online

Shaqiri: Aplikacioni për nxjerrjen e dokumenteve nga celulari është gati

Press Online

Bexheti: Opozita shqiptare do ta bëj ndryshimin dhe kthesën e madhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Press Online

Byrnes: Të gjithë partnerët e Maqedonisë të veprojnë jo vetëm si partnerë të BE-së, por edhe SHBA-ve

Press Online

Mamer: Ursula fon der Lajen në Shkup do të bisedojë për kontestin me Bullgarinë

Press Online

Popullsia rurale rrallë i përdor shërbimet elektronike që i ofrojnë komunat

Press Online

Ju nuk mund të kopjoni përmbajtjen e kësaj faqe