Press Online
AKTUALE

Fon der Lajen në Maqedoninë e Veriut dhe rajon mes datave 28 dhe 30 shtator

Nga burimet diplomatike në Bruksel për MIA-n konfirmuan se kryetarja e Komisionit Evropian do ta vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut deri në fund të këtij muaji, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, sot nga Strazburgu paralajmëroi se deri në fund të këtij muaji do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor me qëllim që të sjellë porosi të fuqishme të mbështetjes për përfshirje të rajonit drejt Bashkimit Evropian.

Për MIA-n nga Komisioni Evropian konfirmojnë se kryetarja do t’i vizitojë të gjitha gjashtë vendet e rajonit duke e përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Vizita do të mbahet mes datave 28 dhe 30 shtator. Siç sqarojnë burimet e MIA-s, në Bruksel vizita ende përgatitet dhe nuk ka detaje për programin tani për tani.

Kryetarja këtë vizitë e organizon një javë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor i cili do të mbahet në fillim të tetorit në Bërdo, Slloveni dhe qëllimi i së cilës është të konfirmohet mbështetja e BE-së për rajonin siç ishte rast me samitin në Sofje, ndërsa pastaj edhe në Zagreb, nën kryesimin bullgar, gjegjësisht kroat.

Lajme të ngjashme

ANKETË/ ASH-AAA prinë para BDI-së, Taravari mbetet i pari i Gostivarit

Press Online

Shaqiri: Aplikacioni për nxjerrjen e dokumenteve nga celulari është gati

Press Online

Bexheti: Opozita shqiptare do ta bëj ndryshimin dhe kthesën e madhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Press Online

Byrnes: Të gjithë partnerët e Maqedonisë të veprojnë jo vetëm si partnerë të BE-së, por edhe SHBA-ve

Press Online

Mamer: Ursula fon der Lajen në Shkup do të bisedojë për kontestin me Bullgarinë

Press Online

Popullsia rurale rrallë i përdor shërbimet elektronike që i ofrojnë komunat

Press Online

Ju nuk mund të kopjoni përmbajtjen e kësaj faqe