Press Online
SPORT

Topi i Artë, Mbappe, forma e Vinicius dhe sfida ndaj Interit, rrëfehet Benzema

Karim Benzema doli në konferencën para sfidës ndaj Interit e cila zhvillohet të mërkurën në “San Siro” në UEFA Champions League.

Francezi i cili është njeriu i momentit te Reali, ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 4 asiste, ka folur edhe për Topin e Artë.

Benzema nuk e fshehu deshirën e çdo lojtari për ta fituar atë. Ai më pas foli edhe për Mbappe, Vinicius e shumë tema tjera.

“Ne jemi një ekip shumë i fortë, unë gjithmonë përpiqem të ndihmoj shokët e mi të skuadrës me asistime dhe gola, por në fund gjithmonë duhet të fitojmë diçka. Topi i Artë është ëndrra e të gjithë lojtarëve dhe natyrisht edhe e imja, por e rëndësishme është ajo që bëj me shokët e skuadrës, dua të fitoj tituj “, tha sulmuesi francez.

Mbappe: “Mendoj se është folur shumë për të, ne e dimë se çfarë lojtari është. Tani le të përqëndrohemi në ndeshjen e nesërme kundër Interit”, theksoi Benzema.

Vinicius: “Ai është një lojtar i ri që tani ka përvojë në këtë klub. Ai na ka ndihmuar shumë dhe ka shënuar gola në fillim të këtij edicioni në LaLiga. Ai me të vërtetë po na ndihmon me ritmin e tij dhe do të jetë kështu gjatë gjithë sezonit. Unë flas me të shumë, kam besim në të dhe nëse mund ta ndihmoj, do ta bëj sepse ai është një lojtar i mirë”. /Gazeta Express/

Lajme të ngjashme

James Rodriguez me klauzolë speciale në kontratë

Press Online

Nëna e Ronaldos: Nipi im është më i gjatë se Messi

Press Online

“Një hapa pas, dy hapa para”, e bija tregon gjendjen e Pele

Press Online

Iu zbulua paga Messit, PSG: Është krejtësisht e rreme!

Press Online

Kosova ngjitet për gjashtë pozita në renditjen e re të FIFA-s, ngritet edhe Shqipëria

Press Online

Pa fitues në derbin shqiptar në Maqedoni të Veriut

Press Online

Ju nuk mund të kopjoni përmbajtjen e kësaj faqe