Press Online
SPORT

Kosova ngjitet për gjashtë pozita në renditjen e re të FIFA-s, ngritet edhe Shqipëria

FIFA ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve. Shtëpia e futbollit, FIFA ka publikuar renditjen e kombëtareve për muajin shtator, shkruan lajmi.net.

Kosova në muajin e kaluar ishte në pozitën e 115, ndërsa tani në renditjen e re është në vendin e 109 duke u ngritur për gjashtë pozita.

Kjo ka ndodhur falë paraqitjeve të mira në ndeshjet e shtatorit, ku ‘Dardanët’ arritën fitoren ndaj Gjeorgjisë, barazuan me Greqinë ndërsa humbën me Spanjën.

Edhe Kombëtarja e Shqipërisë është ngjitur në renditje për tre pozita nga vendi i 69 tani ndodhet në të 66-tën.

Shqipëria shkëlqeu në ndeshjen e këtij muaji ku mposht Hungarinë dhe San Marinon. Belgjika ka mbetur në pozitën e parë, Brazili ndodhet e dyta, kurse Anglia është ngjitur në pozitën e tretë. Kjo është renditja e top 10 kombëtareve më të mira në botë.

Lajme të ngjashme

Brahim Diaz infektohet me koronavirus

News Desk

Barça interesohet për Lingardin

News Desk

Ish presidenti i Barcelonës: “Po, morëm ofertë 150 milionë euro për Ansu Fatin”

News Desk

Wilshere zbulon futbollistin më të shpejtë te Arsenali

News Desk

Guardiola komenton deklaratën e Sterling për t’u larguar nga City

News Desk

Po na ka hije vendi i parë

News Desk