Press Online
AKTUALE OP/ED

Mes patriotëve dhe tradhtarëve!

Koment nga PRESSonline

Të qenit me autoritet do të thotë të jesh i respektuar. Të tillë ndër ne, në të kaluarën gjithsesi ka pasur. Nuk do të thotë se edhe sot nuk ka, por tani personaliteti i tillë duket ndryshe, sepse autoriteti gjithnjë e më shumë keqpërdoret. Autoriteti sot duhet kuptuar si personalitet, që ka kapital moral dhe që i besohet të jetë bartës i proceseve pozitive në të mirë të kolektivit (qytetarëve), shkruan PRESSonline.mk

A ekzistojnë njerëz me autoritet dhe a keqpërdoret ky autoritet? Në ditët e sotme, sikur po zhduken njerëzit me autoritet funksional dhe moral. Sot gjithë ditën e lume kemi krizën e autoritetit. Tash më ai slogani i njohur se politikani dhe artisti janë vetëdije e kohës, duket vetëm një parullë e zakonshme ideologjike.

Qytetarët e Maqedonisë, fatkeqësisht janë të njohur si individ që në një çast mund ta ngrenë në qiell një politikan, por edhe në çast për ta plasur për tokë. Kjo, është dëshmuar shumë herë! Se autoriteti është në krizë dëshmon edhe rasti i fundit kur politika (opozita) skajshmërisht politizojë një tragjedi, për ta bartë debatin në një nivel të ndarjes në patriotë dhe tradhtarë. Këtu është edhe periudhe para zgjedhore e cila tanimë nga një fushatë lokale po tejkalohet në një betejë të patriotëve dhe tradhtarëve, ndërkohë që patriotizmin real atë të kujdesit ndaj qytetarëve si duket po venitet dhe harrohet, shkruan PRESSonline.mk

Ku ka patriotizëm më të madh që në vend se të etiketohet dikush si tradhtar, të promovohet kultura e komunikimit politik dhe projekteve në interes të shtetit dhe qytetarëve. (PRESSonline.mk)

Lajme të ngjashme

Qytetarët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë si në Maqedoni të Veriut edhe në Kosovë

PRESSonline.mk

MPB: Janë regjistruar disa incidente në Shkup, Kumanovë dhe Veles

PRESSonline.mk

KSHZ: Dalja në votime deri në orën 13:00 është 20.76%

PRESSonline.mk

Ambasada amerikane në Shkup alarmon në Prokurori: 83 persona të dënuar janë të armatosur për të penguar zgjedhjet

PRESSonline.mk

Ziadin Sela has probleme me identifikimin e gishtit

PRESSonline.mk

Prokuroria: Denoncime për blerje votash në Fushë Topanë dhe Shuto Orizarë

PRESSonline.mk