Press Online
SPORT

“Një hapa pas, dy hapa para”, e bija tregon gjendjen e Pele

Vajza e legjendës së futbollit botëror, Pele, ka zbuluar se ai është shumë mirë pavarësisht “një hapi të vogël prapa” gjatë kësaj jave. Në fillim të muajit, 80-vjeçari iu nënshtrua operacioni për të hequr një masë tumorale më aparatin tretës.

Tri here fituesi i Kupës së Botës pritej të kthehej në shtëpi, pasi doli reaminacioni në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo të martën.

Gjithsesi, nga Brazili raportojnë se 80-vjeçari ishte kthyer në kujdesin intensiv. “Miqtë e mi, jam ende duke u shëruar dhe ndihem shumë mirë. Sot u vizitova nga anëtarët e familjes dhe vazhdoj të buzëqesh çdo ditë. Faleminderit për gjithë dashurinë që marr nga ju,” – reagoi Pele në Instagram.

Vajza e tij Kely Nascimento, dha informacione mbi përparimin e babait të saj pas operacionit që iu nënshtrua në shtator.

“Anembanë botës janë në ankth për shëndetin e babait. Kjo fotografi është bërë tani. Ai po shërohet mirë dhe brenda kufijve normalë. Dje ai ishte i lodhur dhe bëri një hap të vogël prapa. Sot, dy përpara. Dua të falënderoj përsëri ekipin mjekësor …!

Lajme të ngjashme

Brahim Diaz infektohet me koronavirus

News Desk

Barça interesohet për Lingardin

News Desk

Ish presidenti i Barcelonës: “Po, morëm ofertë 150 milionë euro për Ansu Fatin”

News Desk

Wilshere zbulon futbollistin më të shpejtë te Arsenali

News Desk

Guardiola komenton deklaratën e Sterling për t’u larguar nga City

News Desk

Po na ka hije vendi i parë

News Desk