Press Online
KURIOZITETE

Syzet që largojnë të keqen, më të shtrenjtat në historinë e njerëzimit

Syzet janë një shembull jashtëzakonisht i rrallë i mjeshtërisë së bizhuterive Mughal. Dy palë syze të shekullit të 17-të pritet të dalin për miliona dollarë në ankand muajin e ardhshëm, shkruan ClassLife.

Syze spektakolare, me gurë të çmuar, të cilat nuk kanë lente qelqi, por lente diamanti dhe smeraldi. Besohet se këto syze i përkisnin fillimisht mbretërve në Perandorinë Mughal, e cila dikur sundonte mbi nënkontinentin Indian, transmeton lajmi.net.

Të dizajnuara për të ndihmuar përdoruesin të arrijë ndriçimin dhe të shmangë të keqen, ato do të dalin në shfaqje publike për herë të parë, në New York, Hong Kong dhe Londër, përpara shitjes në tetor.

Syzet janë një shembull jashtëzakonisht i rrallë i mjeshtërisë së bizhuterive Mughal.

Lentet në syzet e njohura si “Halo of Light”, besohet se vetëm një diamant e kanë 200 karatësh, i gjetur në Golconda, një rajon në shtetet e sotme indiane, Andhra Pradesh dhe Telangana.

Lentet jeshile të palës së dytë, të quajtur “Gate of Paradise”, besohet se janë të bëra nga një smerald kolumbian që peshon mbi 300 karat.

Gurët e çmuar në traditat islame dhe indiane, kishin lidhje të forta me spiritualitetin.

Diamantet përktheheshin në “dritë qiellore” dhe “ndriçimin” në shoqëritë indike, pasi gurët e ndritshëm besohej të ishin “mjete për forcat astrale” që mund të kanalizonin synimet e mbarë të universit.

E gjelbëra është gjithashtu një ngjyrë e lidhur ngushtë me parajsën, shpëtimin dhe jetën e përjetshme në Islam, feja e praktikuar nga sundimtarët Mughal. Prandaj, shikimi i botës përmes këtyre syzeve me ngjyrë smeraldi, do të kishte një rëndësi të veçantë.

Thuhet se të dy palët e syzeve do të shiten nga 1.5 milionë deri në 2.5 milionë secila. Dhe megjithëse mund të jenë shekullore, kornizat e tyre dhe siluetat e ngushta duken jashtëzakonisht në trend. /Lajmi.net/

Lajme të ngjashme

Zbulohen gjurmë njerëzore 23 mijë vjeçare në New Mexico

News Desk

Njihet si qyteti më i shëmtuar, por sot është destinacion turistik

News Desk

Disa mënyra që ndikojnë në përmirësimin e disponimit tuaj

News Desk

Benifitet që sjellë qumështi i kokosit

News Desk

8 fakte të rëndësishme rreth kancerit të gjirit që duhet t’i dini patjetër

News Desk

Autoritetet Kineze detyrojnë Apple të dëbojnë një aplikacion Kurani nga App Store

News Desk