Press Online
GLOBI

Kryeministri taliban takon disa përfaqësues të huaj

Kreu i Qeverisë së udhëhequr nga talibanët në Afganistan, Mullah Muhammad Hassan Akhund, takoi në Kabul përfaqësues të Rusisë, Kinës dhe Pakistanit, tha të martën zyrtari taliban, Ahmadullah Muttaqi.

Në një postim në Twitter, ai shkarkoi edhe një fotografi që supozohet se tregon të dërguarin rus në Afganistan, Zamir Kabulov, përfaqësuesin e posaçëm të Pakistanit në Afganistan, Mohammad Sadiq Khan, dhe të dërguarin e posaçëm të Kinës në Afganistan, Yue Xiaoyong.

Muttaqi tha se në takim morën pjesë edhe ministri taliban i Punëve të Jashtme, Amir Khan Muttaqi, dhe ministri taliban i Financave, Hedayatullah Badri.

Detaje të tjera për takimin nuk u dhanë. Talibanët kanë formuar Qeverinë e tyre në Afganistan më 7 shtator. Ajo nuk është njohur ende nga asnjë vend.

Lajme të ngjashme

Pekin 2022/ Stadiumi “Capital” gati për eventet e provës

News Desk

Mjekët flasin për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton

News Desk

Rusia pretendon se SHBA-ja u përpoq të shkelte ujërat e saj territoriale

News Desk

Borrell dhe Blinken kërkojnë vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

News Desk

Kosova refuzoi gazsjellësin amerikan, Vuçiq udhëton në Rusi për të diskutuar çmimin e gazit rus

News Desk

Borell pas vizitës në Washington, fton Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel

News Desk