Press Online
KRONIKA E ZEZË MAQEDONI

Rast tragjik në Xhon Kenedi, grabitet barnatorja, nga stresi vdes pronari

Një banor i Çairit ka humbur jetën pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga lajmi që ka marrë se barnatorja e tij ka qenë objekt i plaçkitjes. Nga policia për TV SHENJA, kanë njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 20:40.

“Në orën 20:40 është denoncuar se në barnatore në rrugën Xhon Kenedi, një person nën kërcënimin e armës nga e punësuara ka marrë paratë. Njëzet minuta më vonë në barnatoren ka ardhur pronari A.S (40), të cilit, sipas denoncimit i është përkeqësuar gjendja. Për kohë të shkurt ka ardhur Ndihma e Shpejtë, dhe me makinë është dërguar tek Nënë Tereza, reparti i Kardiologjisë, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja”, kanë thënë nga policia për TV SHENJA.

Polica është duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

PRESSonline.mk

Votimi me kontroll të detyrueshëm të gjurmëve të gishtërinjve

Press Online

Arrestohen katër persona për dhënien e ryshfetit për vota në rajonin e Shkupit

Press Online

Parashikimi i motit

Press Online

Keqpërdori pozitën zyrtare, arrestohet 47 vjeçari

News Desk

Protestë para “Postës së Maqedonisë”! Të punësuarit druajnë për ardhmërinë e tyre

News Desk