Press Online
RAJON

Gazetarja tregon pasuritë “e frikshme” të Adriatik Llallës

Janë tre raste të mosdeklarimit të pasurisë, që çuan në shpalljen fajtor dhe dënimin me dy vite burg të ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Gazetarja Klodiana Lala tha se Llalla nuk ka deklaruar një kat shtesë në banesën e tij, ka kryer pagesa në një spital në SHBA të cilat nuk i justifikon si dhe dispononte një tokë rreth 23 mijë metra katror në një zonë të lakmuar në Tiranë, të cilën e shiti 6 herë më shtrenjtë se sa e kishte blerë.

Lala tha në emisionin “Opinion”, se në një rast tjetër që nuk u konsiderua nga gjykata, një biznesmen i kishte paguar 10 mijë euro për shkollimin e fëmijëve të Llallës në Gjermani.

Pjesë nga deklarata e gazetares:

Ka të bëjë me tre episode. Mosdeklarimi i një kati shtese në banesën e tij diku në Qytetin Studenti. Shpenzimet në një spital në SHBA, ku bashkëshortja e tij solli në jetë fëmijën. Pjesa dërmuese e këtyre pagesave ndaj spitalit janë bërë me para në dorë. Pra konsiderohen si të pajustifikueshme.

Sipas SPAK rezulton që i ka blerë me një çmim të ulët dhe i ka shitur me një çmim rreth 6 herë më të lartë. Në Mjull Bathore, mes Tegut dhe Saukut 22 mijë e 500 metra katrorë në një zonë që cilësohet si e ardhmja e ndërtimit të vilave.

Zoti Llalla ka rënë në kontakt me dy trajnerë hipizmi që i kanë garantuar lëvizjen me automjete dhe ka paguar atje rreth 17 mijë euro qir vjetore. Biznesmeni shqiptar ka paguar një shumë rreth 10 mijë euro për shkollimin e fëmijëve të Llallës.

Lajme të ngjashme

Familja Jashari votojnë së bashku (VIDEO)

PRESSonline.mk

Nuk përton, 103-vjeçarja voton si një zonjë e vërtetë

PRESSonline.mk

Ambasada amerikane thirrje qytetarëve për të votuar: Mos e humbisni rastin!

PRESSonline.mk

Voton Albin Kurti

PRESSonline.mk

Brnabiç: Për anëtarësim në BE njohja e Kosovës s’është kusht

Press Online

Kosova mund të përfundojë e vetmja në rajon pa qasje në gaz

News Desk