Press Online
GLOBI

Pesë anëtaret e përhershme në KS të OKB-së kërkojnë Afganistan stabil

Pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, janë bashkuar për të kërkuar Afganistan stabil, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres më 22 shtator, pas bisedimeve që ka zhvilluar me ministra të Jashtëm të Britanisë, Shteteve të Bashkuara, Kinës, Francës dhe Rusisë.

Të pesë fuqitë dëshirojnë “Afganistan paqësor dhe stabil, ku mund të dërgohet ndihmë humanitare pa probleme dhe pa diskriminim”, u ka thënë Guterres gazetarëve pas takimit.

Ata kërkojnë “Afganistan ku të drejtat e grave dhe vajzave respektohen dhe Afganistani nuk është strehë për terrorizëm, një Afganistan me qeveri që përfaqëson të gjithë popullsinë”, ka thënë ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministrat e Jashtëm të Britanisë, Francës dhe Rusisë, janë takuar personalisht në margjina të Asamblesë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Homologu i tyre kinez u është bashkuar virtualisht për bisedime. Marrja e shpejtë e pushtetit nga talibanët, muajin e kaluar në Afganistan, ndërkohë që po tërhiqeshin forcat e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, ka rritur shqetësimet se Afganistani mund të bëhet strehë për militantët islamistë, që planifikojnë të sulmojnë Perëndimin.

Kina dhe Rusia e kanë përshkruar fitoren e talibanëve si humbje për Shtetet e Bashkuara dhe kanë nisur punën me talibanët, ndonëse ende nuk e kanë njohur Qeverinë e drejtuar nga ata.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar heqjen e bllokadave për asetet e Afganistanit dhe rikthimin e programeve përmes Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar asetet e bankës qendrore të Afganistanit, dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ndalur lëshimin e fondeve për Qeverinë e drejtuar nga talibanët.

Lajme të ngjashme

Pekin 2022/ Stadiumi “Capital” gati për eventet e provës

News Desk

Mjekët flasin për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton

News Desk

Rusia pretendon se SHBA-ja u përpoq të shkelte ujërat e saj territoriale

News Desk

Borrell dhe Blinken kërkojnë vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

News Desk

Kosova refuzoi gazsjellësin amerikan, Vuçiq udhëton në Rusi për të diskutuar çmimin e gazit rus

News Desk

Borell pas vizitës në Washington, fton Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel

News Desk