Press Online
KRONIKA E ZEZË MAQEDONI

Kërkoi 200 euro rryshfet, 8 ditë paraburgim për mjeken nga Kumanova

Prokuroria e Kumanovës ka nizur procedurn kundër një mjekeje 51-vjeçar, e punësuar në Departamentin e syve në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë, pasi ka kërkuar para për një operacion që mbulohet nga spitali.

“E dyshuara kërkoi dhe mori drejtpërdrejt para, që të kryejë një veprim zyrtar që duhej të kryhej në bazë të kompetencave të punëss së saj. Në dy raste, ajo u kërkoi pacientëve një shumë prej 12.000.00 denarë për të kryer operacionin e kataraktit, me pretekstin se fonde të tilla janë të nevojshme për blerjen e thjerrëzave, megjithëse lentet sigurohen nga vetë spitali dhe pacientët nuk ishin të detyruar të paguajnë shumën e deklaruar, domethënë ata duhet të paguajnë vetëm një bashkëpagesë.

Para se të kryheshin operacionet, palët e dëmtuara i paguanin shumën e kërkuar të parave drejtpërdrejt të akuzuarës, por nuk morën asnjë faturë për pagesën”, njoftojnë nga Prokuroria. Gjykata i caktoi të akuzuarës masën e paraburgimit prej tetë ditëve.

Lajme të ngjashme

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

PRESSonline.mk

Votimi me kontroll të detyrueshëm të gjurmëve të gishtërinjve

Press Online

Arrestohen katër persona për dhënien e ryshfetit për vota në rajonin e Shkupit

Press Online

Parashikimi i motit

Press Online

Keqpërdori pozitën zyrtare, arrestohet 47 vjeçari

News Desk

Protestë para “Postës së Maqedonisë”! Të punësuarit druajnë për ardhmërinë e tyre

News Desk