Press Online
AKTUALE

Mamer: Ursula fon der Lajen në Shkup do të bisedojë për kontestin me Bullgarinë

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Erik Mamer, konfirmoi se kryetarja Ursula fon der Lajen javën e ardhshme në Shkup do të bisedojë edhe për kontestin me Bullgarinë, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Zëdhënësi nuk kishte mundësi që të japë më shumë hollësi dhe tha se pyetjeve do t’u përgjigjet në konferencat për media të cilat do të mbahen në rajon.

Fon der Lajen prej 28 deri më 30 shtator do t’i vizitojë të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duke filluar nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

“Kryetarja shkon në Ballkanin Perëndimor që ta konfirmojë përkushtimin e BE-së drejtë rajonit, këta janë partnerë të BE-së me të cilët kemi lidhje shumë të forta dhe vizita do të jetë shkas që të bisedohet për këto marrëdhënie përfshirë edhe atë çështje bilaterale”, tha Erik Mamer, duke folur për kontestin maqedono-bullgar.

Shefja e Komisionit Evropian do ta vizitojë rajonin një javë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor i cili do të mbahet më gjashtë tetor në Slloveni me liderët e rajonit.

Nga Bashkimi Evropian insistojnë se ky samit nuk do të jetë “samit i zgjerimit” por shkas që të bisedohet për marrëdhëniet e BE-së dhe rajonit.

Lajme të ngjashme

Qytetarët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë si në Maqedoni të Veriut edhe në Kosovë

PRESSonline.mk

MPB: Janë regjistruar disa incidente në Shkup, Kumanovë dhe Veles

PRESSonline.mk

KSHZ: Dalja në votime deri në orën 13:00 është 20.76%

PRESSonline.mk

Ambasada amerikane në Shkup alarmon në Prokurori: 83 persona të dënuar janë të armatosur për të penguar zgjedhjet

PRESSonline.mk

Ziadin Sela has probleme me identifikimin e gishtit

PRESSonline.mk

Prokuroria: Denoncime për blerje votash në Fushë Topanë dhe Shuto Orizarë

PRESSonline.mk