Press Online
OP/ED

Në vigjilje të zgjedhjeve lokale!

Fadil Lushi

Shpeshherë “bën vaki”, që një kryefamiljar kokëkrisur ta kthej shtëpinë përmbys, “bën vaki”, që kalamajtë në mungesë të prindërve, të bëjnë “gjullurdinë”, “bën vaki”, që me “pahir” a nga pakujdesia ta ngatërrosh muhabetin në kuvend të burrave, ndodh që në të pamë a në mort ta shkërmoqësh heshtjen, “bën vaki”, që gëzimin e jetimit ta përdhosësh a ta shndërrosh në hidhërim…, “bën vaki”, që të rrënosh nga themelet diçka që është vendosur a ndërtuar më parë, por ama, t’ia thesh kokën vëllaut.., të shembësh a t’i përmbysësh djallëzisht marrëdhëniet e mëparshme familjare, marrëdhëniet miqësore mes fqinjësh, lidhjet e ndërsjella mes shokësh dhe njëkohësisht të përmbysësh sofrën, aty ku dikur ke ngrënë bukën e fëmijëve fukarenj, PËR HIR të kryeplakut të lagjes, PËR QEJF të partisë politike, PËR HATËR të kryeparit të saj, për mungesën e votave deliberative, për hir të zgjedhjeve vendore.., fare nuk është në përputhje me rregullat, normat dhe me parimet e moralit shoqëror.

Të katandisesh si mos më keq dhe më pas t’i përmby- sësh vlerat themelore të familjes, shoqërisë dhe..,!, mua lëre që nuk “ma mbush rradaken, por edhe nuk ma bën pjellore!” E gjithë kjo katrahurë prej provincializ- mi, e gjithë kjo frymë militante, ky ton patetik dhe ky fanatizëm i tërbuar “karshi zaptimit” të drejtës të akëcilit për të shfaqur mendimin e tij të lirë a ndryshe, ndodh vetëm te ne…, dhe lëre që kjo duket këtejpari, por fatkeqësisht, përsëri përsëritet.., andejpari oborreve të feudalëve politikë të Tiranës, të cilët “sabah e aksham”, mëtojnë të vënë prapanicat e tyre në “Kryeminderin me lecka të pushtetit ekzekutiv dhe të pushteteve tjera!”

Miku im i dashur! “Unë do degdis në Stamboll, që ta shoh nga afër dhe jo nga larg, sepse ta shohësh Kostandinopojën nga distanca, lëre që nuk të bën nder, lëre që nuk të bëhet për nijet, por edhe të bën të dyshimtë!” Dhashtë Zoti, që në këto zgjedhje vendore, shqiptarët, nuk do të hanë kokat e njëri- tjetrit!

Lajme të ngjashme

Rruga e Serbisë drejt imunitetit kolektiv: Kush mbijeton do të dëshmojë

News Desk

Të votohen programet më përparimtare e më premtuese politike si dhe kandidatët më të mirë në RMV dhe në RKS.

News Desk

Alush Kamberi, dhe “Rrëfimet e gurbetqarit të pastrehë!”

News Desk

Gaz lotsjellës në vend të vaksinave

News Desk

Të përkundim gjenerata të reja në një djep të thyer!

PRESSonline.mk

“Kriza e çmimeve dhe Shqipëria në ankand”

News Desk