Press Online
AKTUALE

Popullsia rurale rrallë i përdor shërbimet elektronike që i ofrojnë komunat

Informacioni i pamjaftueshëm për shërbimet elektronike, mungesa e qasjes në internet dhe arsimi i pamjaftueshëm digjital i popullatës në zonat rurale janë disa nga arsyet pse nuk përdoren shërbimet elektronike të ofruara nga komunat. Nga ana tjetër, ka ende komuna që nuk kanë sektorë të TIK-ut, infrastrukturë të përshtatshme dhe burime njerëzore, sipas një studimi të shërbimeve elektronike në komunat rurale të kryera nga “Koalicioni Rural”.

Rezultatet e një sondazhi të zbatuar në tre komuna tregojnë se edhe pse një përqindje e lartë e 82 për qind e të anketuarve kanë adresën e tyre të postës elektronike, ata prapë shkojnë personalisht në komunë për të marrë certifikatë ose për të bërë ndonjë punë. Pothuajse gjysma e të anketuarve ose 47 për qind nuk e dinë se çfarë shërbimesh elektronike ofron komuna, dhe vetëm tetë për qind thanë se përdorin shërbime elektronike nga komuna.

“Ekziston dallim në mes zonave rurale dhe atyre urbane. Qasja në internet është e ndryshme. Fatkeqësisht, ne ende po përballemi me një mungesë të pajisjeve digjitale në familje, dhe ka disa probleme sa i përket qasjes në internet, edhe pse ka përmirësime në këtë fushë”, tha Liljana Jonoski, drejtore Ekzekutive e “Koalicionit Rural”.

Prej komunave rurale besojnë se procesi i digjitalizimit dhe përdorimit të shërbimeve elektronike do të jetë më i ngadalshëm. Ata thonë se edhe pse prezantojnë shërbime elektronike, popullsia vendore ende preferon mënyrën tradicionale të komunikimit.

Lajme të ngjashme

Edhe kjo ndodh në Maqedoni: Personi i verbër caktohet për vëzhgues (VIDEO)

PRESSonline.mk

Murseli: “Qytetarët e duan ndryshimin dhe ndryshimi do të vijë”

PRESSonline.mk

CIVIL-Maqedoni: Dominojnë problemet me pajisjet për identifikim biometrik

PRESSonline.mk

Rregullat për fituesin në raundin e parë

PRESSonline.mk

Familja Jashari votojnë së bashku (VIDEO)

PRESSonline.mk

Ambasada amerikane në Shkup, Kejt Meri Bërns flet për zgjedhjet e sotme

PRESSonline.mk