Press Online
AKTUALE

Shaqiri: Aplikacioni për nxjerrjen e dokumenteve nga celulari është gati

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri, për Portalb.mk, sot tha se aplikacioni për identifikim elektronik është gati dhe prej javës së ardhshme do të fillojë të zbatohet në sektorin bankar, njofton Portalb.mk.

“Përpara disa muajve e promovuam me Mastercardin aplikacionin për identifikim elektronik. Aplikacioni është gati, javën e ardhshme në ministrinë time do të ketë përfaqësues të Mastercardit. Prej javës së ardhshme do të fillojë me zbatim në bankën e parë, në sektorin bankar. Por, me bashkëpunim të mirë me ministrinë, do të vendoset identifikimi elektronik edhe në portalin uslugi.gov.mk ku do të munden qytetarë t’i marrin dhe t’i dinë identifikimet elektronike dhe t’i shfrytëzojnë për procedurat e mëtutjeshme”, tha ministri Shaqiri duke u përgjigjur në pyetjen e Portalb.mk.

Aplikacioni në fjalë përmendet që nga shkurti i vitit 2020, kur asokohe me MSHIA-në udhëhiqte ministri, Damjan Mançevski. Premtimet e autoriteteve ishin që qytetarët, nëpërmjet celularëve, gjegjësisht aplikacionit të kenë mundësi që t’i skanojnë dokumentet personale, letërnjoftimin apo pasaportën. Gjegjësisht aplikacioni nëpërmjet kamerës së celularit do të bëjë identifikimin e personit dhe pastaj i njëjti do të ketë mundësi që të nxjerrë dokumente përkatëse pa pasur nevojë që të shkojë në sportele. Sipas autoriteteve qeveritare, shërbimi i këtillë do të mundësojë zëvendësimin e letrës dhe stilolapsit me dokumente elektronike, nënshkrime elektronike dhe aprovime nëpërmjet telefonave celularë.

Aplikacioni në fakt duhej të ishte gati para 6 muajve, të paktën kështu ka premtuar qeveria nga një ngjarje ku kryeministri Zoran Zaev, bashkë me ministrat e Financave dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Fatmir Besimi dhe Jeton Shaqiri si dhe përfaqësuesit e Bankës Popullore dhe Drejtorisë së Inteligjencës Financiare, mbajtën takim me përfaqësuesit e “Master Card”, një vit pas nënshkrimit të memorandumit.

“Ky është shërbimi i parë për identifikimin elektronik të qytetarëve dhe do të jetë i qasshëm në fund të muajit prill. Kjo do të thotë se për shërbimet për të cilat deri më tani qytetarët duhet të konfirmonin identitetin e tyre me prani fizike, këtë do të mund ta bëjnë atë nga kompjuteri i tyre, laptopi ose telefoni celular”, thanë më 19 shkurt nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Ambasada amerikane në Shkup alarmon në Prokurori: 83 persona të dënuar janë të armatosur për të penguar zgjedhjet

PRESSonline.mk

Ziadin Sela has probleme me identifikimin e gishtit

PRESSonline.mk

Prokuroria: Denoncime për blerje votash në Fushë Topanë dhe Shuto Orizarë

PRESSonline.mk

Interesim i lartë për votim në Haraçinë, ja çfarë presin banorët nga kreu i ri i komunës

PRESSonline.mk

KSHZ-Maqedoni: Kohë shtesë për vendet ku është ndërprerë votimi

PRESSonline.mk

Rrahje në Gostivar, policia qetëson situatën me të shtëna në ajër

PRESSonline.mk