Press Online
MAQEDONI

UNIONI I KOMUNAVE TURKE NË BOTË në Studeniçan, Sadiki: Bashkëpunimi ynë ka dhënë rezultatet, vazhdon edhe në të ardhmen

Shkup, 25 shtator – Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, të premten ka pritur në takim një delegacion të lartë të Unionit të Komunave Turke në Botë (UKTB) të udhëhequr nga kryetari i unionit – Ugur Ibrahim Altaj i cili është edhe kryetar i Qytetit Metropolitan të Konjës, Fahri Solak – sekretar gjeneral i unionit, Mustafa Dundar – kryetar i Komunës Osmangazi (Bursa), Omer Arisoj-kryetar i Zejtinburnit, Mehmet Jasin Ozlu – kryetar i Komunes Bashiskele (Kocaeli) dhe funksionarë të tjerë, informon PRESSonline.mk

Në takim është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm të Komunës së Studeniçanit me Unionin e Komunave Turke në Botë, si dhe me komunat përkatëse. Është rënë dakord që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, në sferën e investimeve kapitale, arsimit, shëndetësisë, bashkëpunimit interkulturor etj. Mysafirët nga Turqia, kanë theksuar në takim se bashkëpunimi do të vazhdojë dhe se ndihma e tyre në suaza të bashkëpunimeve të ndryshme nuk do të mungojë.

Ndërsa, kreu i Komunës së Studeniçanit. Azem Sadiki ka theksuar pas takimit se miqësia dhe bashkëpunimi me Unionit të Komunave Turke në Botë ka dhënë rezultate deri më tani, dhe se i njëjti do të vazhdojë.

“Miqësia jonë është e kahmotshme dhe bashkëpunimi ynë i deritanishëm ka dhënë rezultate dhe të mira për komunën tonë. Vizita e delegacionit ka për qëllim vazhdimin e bashkëpunimit mes nesh edhe në të ardhmen”, ka theksuar Sadiki. (PRESSonline.mk)

Lajme të ngjashme

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

PRESSonline.mk

Votimi me kontroll të detyrueshëm të gjurmëve të gishtërinjve

Press Online

Arrestohen katër persona për dhënien e ryshfetit për vota në rajonin e Shkupit

Press Online

Parashikimi i motit

Press Online

Protestë para “Postës së Maqedonisë”! Të punësuarit druajnë për ardhmërinë e tyre

News Desk

Kancelari i ri austriak: Ballkani Perëndimor një nga prioritetet e mija

News Desk