Press Online
OP/ED

Gjendja politike në Shqipëri po ndiqet me shpresë në Beograd dhe në Moskë

Gjendja politike në Shqipëri po ndiqet me shpresë në Beograd dhe në Moskë.
Dhe përsëri shpresa e tyre po mbështetet në një galloshe të vjetër antikombëtare: Sali Berisha.

Në fakt, ata po kanë një shpresë të kotë për destabilizimin e Shqipërisë, dhe, shpresojnë kot, sepse Berisha nuk krijon dot destabilizim në Shqipëri.
Por…

Ende nuk po kuptohet gjë në Shqipëri: Berisha me turin e tij kundër politikës amerikane nëpër dhoma të mbyllura; kujt i drejtohet si interes, cilës shtesë dhe me çfarë programi? Ai nuk po transmeton dot asnjë ide; veç klithmave primitive. Nuk po i shkon asnjë intelektual; vetëm fisnia Berisha e rrugëve. Ndërsa Berisha nuk po thotë dot asgjë, po media, nuk e di këtë?

Berisha është në vështirësi, sepse, që të rrëzojë Bashën, duhet të zbehë Amerikën në mendjen e shqiptarëve.
Kurse Aleksandër Vuçiç po e ndjek me shumë shpresë turrin fisnor të Sali Berishës, por nuk po sheh masivitet dhe është i mërzitur. Se është budalla, po ku e di Aleksandri se çfarë është Shqipëria!
Po mirë mo Aleksandër; ende nuk po e kupton ti që lufta kundër shqiptarëve po ju falimenton!!!

Po Basha, me aktin e tij antiberishë ai vrau veten; apo ringjalli Bashën e vdekur? Ai ringjalli Bashën e vdekur. Në fakt Basha në Partinë Demokeatke deri në çastin që përjashtoi Saliun nga Grupi Parlamentar, ka qenë një xhep fals. Ishte vetëm kryetar por nuk drejtonte dot asgjë. Tani është kryetar i fortë, sepse atë që nuk e bënë dot themeluesit e Partisë Demokratike, ky e bëri në 20 minuta.
Po Saliu; ku kërkon të arrijë? Asgjë. I kanë kërkuar destabilizimin e Shqipërisë, por, a e di ky Sali ziu se bazat e ushtarake amerikane për stabilitetin e Shqipërisë po instalohen në tri baza? Po ku kupton Saliu! koshinca e tij primitive dhe fisnore njëherësh, nuk e lejoi kurrë që ky individ të hyjë në qyteterim. Prandaj ndërmerr një tur mjeran kundër politikës amerikane, dhe ku? Në Shqipëri. (!)
Primitivizmi nuk i kupton dot forcat lëvizëse të qytetërimit; dhe Berisha qetësohet nga klithmat e përkrahësve që nuk kanë lidhje me qytetërimin dhe qytetarinë.
Kurse politika amerikane hodhi edhe një hap më tej, në lidhje me goditjen e Berishës, ajo po e kalon në votim Parlamentar statusin non grata të dalë kundër Sali Berishës.
Po mbas kësaj, çfarë mund të ndodhë?
Situata e Saliut do jetë shumë e vështirë; se Kongresi Amerikan nuk i mban të fshehta provat e krimit Berisha.
Atëherë?
Ato, si prova, do të dalin në shtypin amerikan, se vendimet e Kongresit Amerikan janë transparente kundrejt opinionit publik amerikan.
Atëherë; çfarë pritet të ndodhë?
Prisni dhe shikoni…

Lajme të ngjashme

“Efektet e pritshme dhe sinjalizimet strategjike, që jep për rajonin e Ballkanit ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike të Rusisë me NATO-n”

News Desk

Po BDI është fituese e rrethit të pare të zgjedhjeve lokale por jo edhe fituese absolute e tyre. Loja vazhdon më 31 tetor

PRESSonline.mk

Alarmi për sigurinë në Ballkan, vjen paralajmërimi: Kështu duhet të veprojë Perëndimi ndaj Vuçiqit

News Desk

Në Maqedoninë Veriore, çështja është si të ndërtohet shteti, jo si të rrëmbehet pushteti

News Desk

Ekspertët: Reformat në gjyqësor, të padukshme

News Desk

Numrat që po mbajnë në këmbë Qeverinë Zaev?!

PRESSonline.mk