Press Online
GLOBI KRONIKA E ZEZË

Policia sekuestron mbi 10 kg kokainë në Portin e Durrësit

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka sekuestruar mbi 10 kilogramë drogë e dyshuar si kokainë, në kontejnerë të ngarkuar me banane që kishin ardhur nga Ekuadori në Portin e Durrësit.

Operacioni policor u krye nga Task Forca që operon në Portin e Durrësit, kurse destinacioni i kësaj dërgese ishte “Alba Exotic Fruit”.

“Pas një kontrolli të imtësishëm në dy nga kontejnerët e ngarkuar me banane, që kishin ardhur nga Ekuadori, për “Alba Exotic Fruit”, në pjesën fundore, te kapakët e motorëve frigoriferikë të dy kontejnerëve u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 10 kilogramë e 185 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bën të ditur se ka sekuestruar drogë në korrik të këtij viti, që për destinacion kishte po të njëjtën kompani.

“Në kuadër të operacionit “Rada”, të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit ishte gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kokainë, në një nga kontejnerët për llogari te po kësaj firme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajme të ngjashme

Pekin 2022/ Stadiumi “Capital” gati për eventet e provës

News Desk

Keqpërdori pozitën zyrtare, arrestohet 47 vjeçari

News Desk

Mjekët flasin për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton

News Desk

Rusia pretendon se SHBA-ja u përpoq të shkelte ujërat e saj territoriale

News Desk

Borrell dhe Blinken kërkojnë vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

News Desk

Kosova refuzoi gazsjellësin amerikan, Vuçiq udhëton në Rusi për të diskutuar çmimin e gazit rus

News Desk