Press Online
KRONIKA E ZEZË

Çka po ndodhë në Mitrovicë? Shihni të gjitha video-pamjet nga atje (video)

Serbët lokalë në veri të Mitrovicës kanë hedhur gurë në drejtim të policisë së Kosovës, e cila ishte duke zhvilluar një aksion kundër kontrabandës në disa lokacione të vendit.

Serbët kanë bllokuar rrugët, duke vendosur edhe kamionët. Sipas pamjeve që kanë rrjedhur në rrjetet sociale, një veturë tashmë është djegur.

Policia ka përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e serbëve që po i sulmonin me gurë.

Mëngjesin e sotëm është dëgjuar edhe sirena e emergjencave në këtë komunë. Policia e Kosovës është e vendosur edhe para farmacive në veri.

Në këtë aksion, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës është e përfshirë edhe Dogana e Kosovës, ndërkaq policia ka shpërndarë disa fotografi të mallrave të sekuestruara, ku vërehen që janë mallra ushqimore. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Keqpërdori pozitën zyrtare, arrestohet 47 vjeçari

News Desk

Aksident i rëndë në Shkup

PRESSonline.mk

Vdes në moshë të re hoxha kosovar

PRESSonline.mk

32-vjeçari nga Shqipëria arrestohen në kufirin e Bllacës, kërkohej nga Interpoli i Gjermanisë

News Desk

Policia sekuestron mbi 10 kg kokainë në Portin e Durrësit

News Desk

32-vjeçari nga Shqipëria arrestohen në kufirin e Bllacës, kërkohej nga Interpoli i Gjermanisë

News Desk