Press Online
AKTUALE MAQEDONI ZGJEDHJET LOKALE 2021

Gura: Borxhi i komunës së Bërvenicës është 1.4 milionë euro

Argjent Gura tha se ka vendosur që të kandidojë për komunën e Bërvenicës për shkak se ka parë që një njeri i drejtë, me disa lëvizje të vogla mund t’ua përmirësojë jetën qytetarëve.

“Dhe duke parë edhe strukturën e cila funksion në nivel lokal, po ashtu edhe vizionin e subjekteve tona, që i shohë në vijë me idealet tona kombëtare. Përveç programeve konkrete reale, ne ofrojmë edhe parime njerëzore me të cilat do të udhëhiqet komuna jonë, ndërsa boshti i kësaj do të jetë transparenca, llogaridhënia dhe ndershmëria në punë”, u shpreh Argjent Gura

Ai tha se do të instalojnë frymën e re, llogaridhënien për qytetarët.

“Komuna e jonë e cila proklamohet të jetë udhëhequr me transparencë është në vendin e 51. Kjo reflekton se si është punuar. Nuk janë vetëm 4 vite por 20 vite të pushtetit, dhe 3 mandate të kryetarit aktual. 1.4 milionë euro ka borxh komuna jonë”, tha Gura.

Lajme të ngjashme

Qytetarët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë si në Maqedoni të Veriut edhe në Kosovë

PRESSonline.mk

MPB: Janë regjistruar disa incidente në Shkup, Kumanovë dhe Veles

PRESSonline.mk

KSHZ: Dalja në votime deri në orën 13:00 është 20.76%

PRESSonline.mk

Ambasada amerikane në Shkup alarmon në Prokurori: 83 persona të dënuar janë të armatosur për të penguar zgjedhjet

PRESSonline.mk

Ziadin Sela has probleme me identifikimin e gishtit

PRESSonline.mk

Prokuroria: Denoncime për blerje votash në Fushë Topanë dhe Shuto Orizarë

PRESSonline.mk