Press Online
AKTUALE MAQEDONI ZGJEDHJET LOKALE 2021

Sela: Presim fitore në të gjitha komunat ku garojmë, bashkëpunimi me “Alternativën” i shkëlqyeshëm (Video)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, pret që opozita shqiptare të fitojë në të gjitha komunat ku garon në zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Në një prononcim për gazetën LAJM, Sela tha se bashkëpunimi me “Alternativën” është i shkëlqyeshëm.

“Gjitha komunat ku garojmë. Natyrisht një numër i tyre do të fitohen nga rrethi i parë dhe në rrethin e dytë, ne mendojmë që në shumicën e komunave do të fitojmë si koalicion”, tha Sela.

Duke folur për rrjedhën e fushatës elektorale e cila është në ditët e fundit, Sela tha se kampanja e opozitës shqiptare ka qenë pozitive.

“Koalicioni ynë, shtabet tona, aktivistët tanë, kandidatët tanë për kryetarë komunash dhe listën e këshilltarëve janë në krye të detyrës duke punuar me dinjitet dhe të civilizuar. Kështu ka qenë gjithë fushata jonë positive dhe me premtime të ofruara, premtime që do të realizohen duke respektuar intelektin e qytetarëve. Në asnjë moment ne nuk kemi pasur qasje ofenduese ndaj tyre dhe unë shpresoj që mesazhi është dhënë qartë edhe për ndryshim dhe ne do t’ia dalim që më 17 tetor të ngadhnjejmë edhe në listat e këshilltarëve edhe me kandidatët për kryetar komunash”, tha Sela

Lajme të ngjashme

Ambasada amerikane në Shkup, Kejt Meri Bërns flet për zgjedhjet e sotme

PRESSonline.mk

Nuk përton, 103-vjeçarja voton si një zonjë e vërtetë

PRESSonline.mk

Qytetarët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë si në Maqedoni të Veriut edhe në Kosovë

PRESSonline.mk

MPB: Janë regjistruar disa incidente në Shkup, Kumanovë dhe Veles

PRESSonline.mk

KSHZ: Dalja në votime deri në orën 13:00 është 20.76%

PRESSonline.mk

Ambasada amerikane në Shkup alarmon në Prokurori: 83 persona të dënuar janë të armatosur për të penguar zgjedhjet

PRESSonline.mk