Press Online
SPORT

Guardiola komenton deklaratën e Sterling për t’u larguar nga City

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola tha se nuk mund t’i jape siguri Raheem Sterlingut për minutazhë, pasi anësori anglez tha se është i hapur për t’u larguar nga “Etihad Stadium”.

Sterling tha se do t’i shqyrtojë mundësitë për të shkuar diku tjetër pasi ka startuar në vetëm dy nga shtatë ndeshjet e këtij sezoni në Premierligë.

Anglezi bëri këto komente në Samitin e Sport US të entjen dhe kjo erdhi si surprizë për Guardiolan dhe Cityn.

“Nuk mund të garantojë minuta për lojtarët dhe ata e dine këtë gjë. Kam folur disa here për këtë. Unë nuk mund të siguroj sa minuta çdo lojtar do të luajë. Gjithmonë ata duhet të flasin në fushë. Ky është momenti më i mirë. Ajo që unë dua për Raheem dhe të gjithë është që të jenë të lumtur. Ata duhet të jenë të kënaqur për të qenë këtu, ata duhet të jenë të kënaqur që janë në këtë klub. Nëse nuk është kështu, ata janë të lirë të marrin një vendim që është më i miri për ta, për familjen, për të gjithë njerëzit që i duan”, u shpreh Guardiola.

Sterling është në garë për një vend në sulmin e Cityt me pesë lojtarë: Phil Foden, Gabriel Jesus, Riyad Mahrez, Ferran Torres dhe Jack Grealish.

Lajme të ngjashme

Më i miri: Lionel Messi prezanton sonte Topin e Artë, ‘Parc des Princes’ do të mbulohet nga spektakli

Press Online

“Vinicius mund të fitojë Topin e Artë”

Press Online

“Dua të shkruajë historinë me Realin, kur më kërkuan nuk fjeta 2 net”

Press Online

VIDEO | Momente emocionuese, Luis Suarez i dorëzon Mesit trofeun e Topit të Artë

Press Online

Fjalët e para të Mesit pas fitimit të Topit të Artë, ka një urim të veçantë për Levandovskin

Press Online

Lionel Mesi mposht Levandovskin dhe fiton Topin e Artë (FOTO)

Press Online