Press Online
TEKNOLOGJI

“Leonardo” , roboti që fluturon dhe ecë

Leonardo është emri i robotit të cilin e ndërtuan shkencëtarë në Caltech, në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni. Ky robot u disjanua që të ecë në këmbë, por edhe të fluturojë, si dron. E veçanta e këtij roboti një herë për njëherë është se mund të ecë nëpër litar të vendosur në lartësi, të kërcejë, e madje të bëjë edhe patinazh.

Leonardo është roboti i parë i cili për të ecur shfrytëzon këmbët që fuqizohen nga shumë kyçe dhe helika, të cilat kontrollojnë balancimin e tij.
Ky robot duhet të testohet akoma në ambiente të tjera, ndërkohë që inxhinierët thonë se në të ardhmen mund të shfrytëzohet për kryerje të punëve në ambiente të rrezikshme.

Një version tjetër të këtij roboti, Caltech e ndërtoi në vitin 2019. Atë e quajti ‘Leg On Aerial Robotic DrOne’ .

Reklamë
Por, roboti Leonardo u ndërtua terësisht nga materiale të hedhura. Këmbët e tij janë të holla, nurmi i helikave në të u dyfishua, ndërkaq në brendi të trupit ka edhe bateri dhe elektronikë.

Ajo më e rëndësishmja tek ai është se mund të ecë dhe fluturojë. Leonardo për lëvizje shfrytëzon dy mënyra, ngjashëm me togjtë.

Roboti Leonardo peshon 2.5 kg, është 75 cm i gjatë, ndërkaq mund të fluturojë deri në tre metra në sekondë.

Shkencëtarët shpresojnë se ky robot në të ardhmen do të kontribuojë në botë, si psh të ndihmojë në vende ku njeriu nuk mund të hyjë, ndërkaq edhe në lartësi të ndihmojë në struktura të larta, të mbikqyrë ndërtesat apo edhe urat e larta.

Lajme të ngjashme

Këto janë aplikacionet më të mira për Android për vitin 2021

Press Online

Twitter merr hapa të rëndësishëm për ruajtjen e privatësisë

Press Online

Cilat janë fjalëkalimet më të përdorura në gjithë botën gjatë vitit 2021?

Press Online

iPhone do të ‘zhduket’ pas 10 vitesh

Press Online

Apple vendos të zhvillojë vetë teknologjinë celulare 5G

Press Online

Sekreti i suksesit të TikTok-ut dhe cilat janë llogaritë më të njohura në botë

Press Online