Press Online
MAQEDONI

Protestë para “Postës së Maqedonisë”! Të punësuarit druajnë për ardhmërinë e tyre

Protestë paragodinës së Postës së Maqedonisë, e organizuar nga dy sindikatat e kompanisë. Thonë se protesta nuk është aq për vonesën e rrogës, por më së shumti për shkak se druajnë për të ardhmen e Postës. Njëkohësisht reaguan edhe për kushtet e punës.

“Shkaku është vonesa e pagës, por jo vetëm kjo, por edhe revolti ynë dhe frika për vendet tona të punës dhe për të ardhmen e kompanisë sonë, për shkak të gjendjes së keqe financiare dhe krizës në të cilën gjendet kompania jonë. Përveç kësaj, këtu është edhe shqetësimi dhe revolti ynë të cilin duam ta shprehim përmes kësaj pro*teste për shkak të kushteve të këqija të punës”, tha një i punësuar në Postë.

Një prej të punësuarve foli për gjendjen e keqe financiare me vite të tëra dhe trajtimin e pabarabartë.
Nuk e di ku qëndron problemi. Në orën 8 të mëngjesit është lëshuar rroga. Nuk vonon nuk e di se sa, vetëm 15 ditë thotë drejtori i Postës, Jani Makraduli, i cili realizoi takim me përfaqësuesit e sindikatës së kompanisë dhe organizatorëve të protestës.

“E siguruam Sindikatën se të punësuarit nuk duhet të druajnë për ardhmërinë e tyre, për vendet e tyre të punës, për rrogën për shkak se këta hapa që i kemi ndërmarrë, marrëveshjet, sjellin rezultate. U morëm vesh se pas rritjes së rrogës minimale, nga janari 2022 është normale që të bisedojmë se si ta rrisim rrogën”, deklaroi drejtori i “Postës së Maqedonisë së Veriut”, Jani Makraduli.
Posta e Maqedonisë gjatë viteve të kaluara punon me humbje dhe gjendja e saj financiare tashmë një periudhë më të gjatë është në gjendje të palakmueshme.

Lajme të ngjashme

Shpërblime për mjekët që nxisin vaksinimin e pacientëve

Press Online

Vetoja e Bullgarisë, PS kundër Metës: Tirana nuk duhet të shkëputet nga Shkupi

Press Online

Grubi: Javën e ardhshme do të ketë zhvendosje të funksioneve, përgjegjësi për tragjedinë duhet të ketë!

Press Online

Mickoski: Disa tragjedi në vend tregojnë një sistem të kalbur dhe jofunksional

Press Online

Kovaçevski: Me Alternativën flasim për përgjegjësitë në Qeveri, jo për ndarjen e resorëve

Press Online

Familjarët e viktimave kërkuan që kufomat t’i pranojnë para xhumasë – ndryshon plani!

Press Online