Press Online
OP/ED

Të votohen programet më përparimtare e më premtuese politike si dhe kandidatët më të mirë në RMV dhe në RKS.

Ditën e fundit të fushatës parazgjedhore edhe pse nuk jamë as kandidat për Kryetar Komune e as kandidat për të zënë vend në këshillin komunal do ta shfrytëzoj që të bëj një thirrje shumë të sinçertë, miqsore dhe vëllazërore deri te votuesit shqiptar këtu në RMV dhe atje në Republikën e Kosovës meqë në të dyja vendet ditën e diel më 17 tetor do të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.
Pra dua të bëj thirrje dhe të porosis e nuk e kamë qëllimin që të bëj presion apo dhe të ndikoj mbi vullnetin dhe dëshirat e votuesve shqiptar këtu e as atje sepse unë jamë ithtar i Demokracisë së vërtetë apo të asaj substanciale. Por dua sincerisht votuesit e të dyja vendeve ti porosis dhe ti përkujtoj se do të ishte shumë mirë që të votojnë për ofertat politike më përparimtare dhe për kandidatët më të mirë. Prandaj Zonja dhe Zotërinj ju që keni të drejtë të plotë e të pakontestueshme vote të nderuar qytetar shqiptar porosia dhe apeli im për ju është ky: Dëgjoni pra truri dhe durat tuaja që do ta marrin lapsin për shkarravitur fletvotimin në vendvotimet ku do të dilni që ta realizoni të drejtën tuaj zgjedhore ditën e dielë pra me këtë rast mos harroni se truri dhe dora e juaj e kanë pergjegjsinë dhe obligimin historik,civilizues e kombëtar që vetvetes dhe fëmijëve tuaj kësaj here tu siguroni jetë më te mirë, me të sigurtë, më të begat, më të gëzuar dhe më të lumtur.
Mos harroni se gëzimi, lumturia,siguria begatia dhe përparimi janë gjëra shumë të nevojshme e të domosdoshme në jetën e njerëzve këto pra nuk kanë çmim. Flas pra për përcaktimin tuaj në zgjedhjet lokale të 17 tetorit këtu në RMV por edhe për përcaktimin e votuesve atje në Republikën e Kosovës. Këtu te ne votuesit do të ishte mirë që të përcaktohen dhe të votojnë për risinë për ndryshimin, për zhvillimin dhe për përparimin e të mos votojnë për Status-quonë që në fakt është diçka tanimë e pare e provuar dhe e shijuar apo e cila paraqet pengesë për shpresën gëzimin, lumturinë, zhvillimin dhe përparimin e njerëzve këtu te ne. Atje në Kosovë qytetarët është mirë që ta vërtetojnë ndryshimin nga zgjedhjet e fundit Parlamentare dhe të votojnë për V.V dhe aleatët e saj. Këtu në RMV qytetarët duhet të votojnë me mend, me intelegjencë dhe me idenë që fitues të jetë risia e në Kosovë duhet të përkrahet dhe votohet përparimi dhe zgvillimi i ofruar dhe i mudësuar nga partitë e tanishme në pushtet.

Lajme të ngjashme

Emigrantët, armë shantazhi dhe destabiliteti

Press Online

Ne udhëtojmë në kaderin e Zotit, por duhet t’i respektojmë ligjet

Press Online

Çfarë ndodhi herën e fundit, kur Perëndimi e braktisi vendin tim

Press Online

BE-ja duhet t’i bëjë Ballkanit një ofertë të re

Press Online

A është Delta ‘super varianti’ i fundit i COVID-it?

Press Online

Rreth flamurit të përbashkuar

Press Online