Press Online
MAQEDONI ZGJEDHJET LOKALE 2021

Arrestohen katër persona për dhënien e ryshfetit për vota në rajonin e Shkupit

Nëpunësit policorë mbrëmë i kanë arrestuar katër persona, të cilët rreth orës 19 janë vërejtur se si japin para në këmbim të votës në zgjedhjet lokale të ardhshme në vendin e quajtur Axhevë në rajonin e Stacionit policor “Draçevë”.

Siç kumtoi MPB, të dyshuarit E.B. (26), S.M. (27), N.B.(50) dhe J.M. (35) janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit” nga neni 162 i Kodit zgjedhor.

Gjatë arrestimit tek katër të dyshuar janë gjetur 121.000 denarë dhe 250 euro. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas urdhrave të marrë gjyqësorë janë bërë edhe bastisje në shtëpitë e personave ndërsa ata janë ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejmë, shtohet në kumtesën e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Moti me vranësira dhe temperatura deri në 14 gradë

Press Online

Neziri: Kriza energjetike do të imponon edhe mundësinë e rritjes së çmimeve tjera

Press Online

Tragjedia në Bullgari, VMRO kërkon përgjigje për historikun e autobusit

Press Online

Ali Ahmeti: Bashkëqytetarët tanë i përcollëm me nderime të larta shtetërore

Press Online

ASH: Familjarët e viktimave kanë nevojë për të vërtetën dhe drejtësi

Press Online

Gjithsej 342 raste të KOVID-19, janë shëruar 348, kanë vdekur 7 persona

Press Online