Press Online
RAJON

Brnabiç: Për anëtarësim në BE njohja e Kosovës s’është kusht

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, është shprehur se në këtë fazë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, por se nuk ka anëtarësim pa një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës.

Ajo ka thënë se beson që një marrëveshje historike midis serbëve dhe shqiptarëve është e mundur, mirëpo që kërkon udhëheqës të guximshëm me një vizion, siç është Aleksandar Vuçiç, dhe se ajo, si kryeministre, “nuk do të nënshkruante pavarësinë e Kosovës”, shkruan mediumi serb Tanjug.

Tutje ajo ka theksuar se, “ka presione të ndryshme ndaj Serbisë dhe vlerësoj se ultimatume dhe zgjidhje nuk mund t’i jepen Vuçiçit”. Përveç këtyre, ajo njoftoi angazhim më të madh në SNS.

“Si komisionere e SNS për Beogradin, do t’i përkushtohem më shumë punës së partisë në të ardhmen”.

Më 13 tetor, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka reaguar pas aksionit policor në nivel vendi, ku u përfshinë edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, duke e quajtur “aksion të çmendur të Albin Kurtit”.

“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar, NATO-s dhe KFOR-it të reagojnë me urgjencë dhe ta frenojnë Albin Kurtin”, tha ajo. /Albanianpost

Lajme të ngjashme

BE thirrje Serbisë: Të lejohen ministrat nga Kosova ta vizitojnë Preshevën

Press Online

Kurti shfuqizon dy vendime të qeverive të kaluara

Press Online

Nagavci: Shqipëria s’ka respektuar abetaren e unifikuar, Kosova po

Press Online

Osmani: Serbia nuk dëshiron marrëveshje me Kosovën

Press Online

Pahor: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë

Press Online

Ambasadori kroat në Tiranë: ‘Ballkani i Hapur’ po e legjitimon ‘Botën Serbe’

Press Online