Press Online
AKTUALE ZGJEDHJET LOKALE 2021

Rrahje në Gostivar, policia qetëson situatën me të shtëna në ajër

Në Gostivar pas mesnate ka pasur rrahje mes dy grupeve, ndërsa përleshja është ndërprerë pas ndërhyrjes të policisë, pasi rasti ishte raportuar nga qytetarët, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike, përcjell Alsat.

“Më datë 17.10.2021 në orën 02.40, në SPB Tetovë personi A.T. (25) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 00.40 në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar pranë një objekti hotelerik pas një zënke verbale që kishin patur paraprakishte brenda lokalit me personat A.N. Dhe I.N. nga Gostivari, të njëjtit bashkë me disa persona të tjerë e kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta, kurse njëri prej tyre kishte nxjerrë një vjet të mprehtë me të cilin e kishte kërcënuar. Pak më vonë, kishte ardhur edhe vëllai i tij M.T., por edhe atë e kishin sulmuar fizikisht. Pasi policia mbërriti në vendngjarje, kishte gjuajtur disa të shtëna paralajmëruese në ajër për të qetësuar situatën”, njoftojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Shpërblime për mjekët që nxisin vaksinimin e pacientëve

Press Online

Vetoja e Bullgarisë, PS kundër Metës: Tirana nuk duhet të shkëputet nga Shkupi

Press Online

Grubi: Javën e ardhshme do të ketë zhvendosje të funksioneve, përgjegjësi për tragjedinë duhet të ketë!

Press Online

Mickoski: Disa tragjedi në vend tregojnë një sistem të kalbur dhe jofunksional

Press Online

Kovaçevski: Me Alternativën flasim për përgjegjësitë në Qeveri, jo për ndarjen e resorëve

Press Online

Familjarët e viktimave kërkuan që kufomat t’i pranojnë para xhumasë – ndryshon plani!

Press Online