Press Online
AKTUALE ZGJEDHJET LOKALE 2021

Zgjedhje lokale 2021: Kshilltarë në komunat e Shkupit

Nëpër dhjetë komunat e Shkupit këshilltarë kanë fituar gjithsej dhjetë parti politike dhe dy lista të pavarura të kandidatëve. LSDM ka këshilltarë në nëntë komuna, VMRO-DPMNE dhe E Majta në tetë, BDI në pesë, ASH/A në katër, PLD/RDM, BESA dhe lista të pavarura të kandidatëve në dy, ndërsa GROM, Lidhja e romëve dhe ROM në nga një komunë, tregojnë të dhënat e publikuara në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për Zgjedhjet Lokale 2021.

Në Këshillin e Komunës së Çairit këshilltarë kanë pesë parti politike edhe atë BDI – 14, ASH/A- 8, VMRO-DPMNE – 3, LSDM – 1 dhe BESA – 1 këshilltar.

Në Këshillin e Komunës së Sarajit këshilltarë kanë tri parti politike edhe atë BDI – 14, ASH/A – 4 dhe BESA – 1 këshilltar.

Në Këshillin e Komunës së Aerodromit pozita këshilltarësh kanë fituar tre parti politike edhe atë VMRO-DPMNE – 14, LSDM – 8 dhe E Mjata – 5 këshilltarë.

Në Këshillin e Komunës së Butelit pozita këshilltarësh kanë fituar pesë parti politike edhe atë VMRO-DPMNE – 10, LSDM – 4, BDI – 3, ASH/A – 1, E Majta – 1 këshilltar.

Në Këshillin e Komunës së Gazi Babës këshilltarë kanë katër parti politike, edhe atë VMRO-DPMNE – 16, LSDM – 7, E Majta – 3 dhe BDI -1 këshilltar.

Në Këshillin e Komunës së Gjorçe Petrovit këshilltarë kanë tri parti politike edhe atë VMRO-DPMNE-12, LSDM – 8 dhe E Majta – 3 pozita këshilltarësh.

Në Këshillin e Komunës së Karposhit këshilltarë kanë katër parti dhe një listë e pavarur e kandidatëve, edhe atë LSDM – 8, VMRO-DPMNE – 7, E Majta – 4, GROM -2 dhe Grupi i votuesve – Nevena Georgievska – 2 këshilltarë.

Në Këshillin e Komunës së Kisella Vodës këshilltarë kanë katër parti politike, edhe atë VMRO-DPMNE – 12, LSDM – 7, E Majta – 3 dhe PLD/RDM – pozitë këshilltari.

Në Këshillin e Komunës së Qendrës këshilltarë kanë tri parti politike dhe një listë e pavarur e kandidatëve, edhe atë LSDM – 9, VMRO-DPMNE – 8, E Majta – 3 dhe IQ “Shans për Qendrën” – 3 pozita këshilltarësh.

Në Këshillin e Komunës së Shuto Orizares këshilltarë kanë shtatë parti politike edhe atë PLD/RDM – 4, BDI – 4, LSDM – 4, ASH/A – 2, E Majta – 2, Aleanca e romëve – 2 dhe ROM – ROMESKE – 1 këshilltar.

Lajme të ngjashme

Shpërblime për mjekët që nxisin vaksinimin e pacientëve

Press Online

Vetoja e Bullgarisë, PS kundër Metës: Tirana nuk duhet të shkëputet nga Shkupi

Press Online

Grubi: Javën e ardhshme do të ketë zhvendosje të funksioneve, përgjegjësi për tragjedinë duhet të ketë!

Press Online

Mickoski: Disa tragjedi në vend tregojnë një sistem të kalbur dhe jofunksional

Press Online

Kovaçevski: Me Alternativën flasim për përgjegjësitë në Qeveri, jo për ndarjen e resorëve

Press Online

Familjarët e viktimave kërkuan që kufomat t’i pranojnë para xhumasë – ndryshon plani!

Press Online