Press Online
RAJON

Shkolla e Muzikës, Artit dhe Baletit “Melody” organizon punëtori pa pagesë për fëmijë

Shkolla e Muzikës, Artit dhe Baletit “Melody” e licensuar nga MASH në bashkëpunimin me Komunën e Prishtinës organizon punëtorinë “Përfshirja e fëmijëve në aktivitete jashtëkurikulare”.

Punëtoria do të mbahet në datat: 29-31 tetor dhe do të jenë të përfshira aktivitetet e baletit klasik, vallëzimit modern si dhe këndimit.

Numri i fëmijëve pjesëmarrës është i limituar dhe pjesëmarrja është pa pagesë.

Kjo punëtori vjen në Komunën e Prishtinës si risi, duke dashur që të ju dhurojmë fëmijëve një përvojë unike dhe një ditë argëtuese.

Përmes këtij projekti planifikohet të përfshihet një numër i konsiderueshëm i fëmijëve të Komunës së Prishtinës të moshave 5-15 vjeç të cilët do të njihen me teknikat e ndryshme të vallëzimit, baletit dhe këndimit.

Nxënësit pjesëmarrës do të zgjedhin aktivitetin e preferuar dhe do të kenë mundësi të ndjekin trajnimin nga mësimdhënës të kualifikuar dhe me shumë eksperiencë.

Nuk ka rëndësi nëse nxënësi është fillestar apo ka njohuri për ndonjërën nga degët e përfshira në punëtori, pasi programi i punëtorisë është krijuar që të jetë i qasshëm për të gjithë.

Duke ndjekur këtë punëtori çdo fëmijë do të krijojë një përvojë të re e cila drejtpërdrejtë do të ndikojë në rritje të vetëbesimit dhe kreativitetit por edhe të përmirësojë aftësitë sociale.

Qëllimi i këtij projekti është përkrahja e fëmijëve, gjithëpërfshirja pa dallime dhe inkurajimi që të merren me aktivitete të reja.

Punëtoria do të realizohet duke i respektuar të gjitha masat anti-COVID për këtë arsye edhe numri i fëmijëve pjesëmarrës është i limituar, ju mund të rezervoni vendin tuaj në numrin: 043 705 900 ose duke plotësuar formën online:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSenGj4ZW5aHrFIrlXR1wY82PC-UkRAs78Y7eNKC_6kb3K00-w/viewform?vc=0&c=0&w=1&flr=0

Lajme të ngjashme

BE thirrje Serbisë: Të lejohen ministrat nga Kosova ta vizitojnë Preshevën

Press Online

Kurti shfuqizon dy vendime të qeverive të kaluara

Press Online

Nagavci: Shqipëria s’ka respektuar abetaren e unifikuar, Kosova po

Press Online

Osmani: Serbia nuk dëshiron marrëveshje me Kosovën

Press Online

Pahor: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë

Press Online

Ambasadori kroat në Tiranë: ‘Ballkani i Hapur’ po e legjitimon ‘Botën Serbe’

Press Online