Press Online
ZGJEDHJET LOKALE 2021

Dimitrievski: Stadiumi i qytetit do të marrë një pamje krejtësisht të re, me rikonstruksion në disa faza

Kandidati për kryetar komune nga iniciativa “Për Kumanovën tonë”, Maksim Dimitrievski sot ka paralajmëruar rindërtimin e stadiumit të qytetit në Kumanovë. Stadiumi i qytetit do të rikonstruktohet në disa faza, në të parën do të rikonstruktohen tribunat, deri në rikonstruksionin e plotë të tij, për tribuna të plota dhe fitore të reja sportive, paralajmëroi Dimitrievski.

Ai sot në stadiumin e qytetit u takua me trajnerë, lojtarë dhe prindër nga klubi i Kumanovës “Millano 2010”.

“Kemi plan dhe vizion për zhvillim në spotin në Kumanovën tonë. Kemi përfunduar fazën e parë të rikonstruksionit të Sokolanës, pasuar nga rikonstruksioni i plotë i kësaj godine, si dhe rregullimi i katit përdhes të kompleksit. Do të ndërtojmë terrene të reja dhe moderne me bazë tartan në çdo shkollë fillore dhe të mesme, por edhe në çdo komunitet urban apo lokal ku aktualisht nuk ka. Parashikojmë një numër të madh të projekteve në këtë segment, pas fitores në zgjedhjet lokale do të vazhdojmë të punojmë pa u lodhur për ta rikthyer shkëlqimin e vjetër të Kumanovës si “Qytet i sportit”, tha Dimitrievski.

Lajme të ngjashme

Buçkovski: Zaev i tradhëtuar nga ndërkombëtarët, nuk ishte e nevojshme dorëheqja e tij

Press Online

LSDM-ja dhe VMRO-ja tërhoqën ankesat për raundin e dytë zgjedhor

Press Online

Milevski: Për dhjetë ditë do të kemi qeveri të re dhe kryeministër

Press Online

“Open Balkan”, nesër mbahet takimi mes liderëve, në rrugët e Beogradit valëviten flamuj shqiptar

Press Online

Taravari: PDSH nuk ekziston më, Azem Sadiku i mirëpritur te ASH-ja (Video)

Press Online

Befason Bilall Kasami: Nuk e di a do t’i votojmë gjithë ministrat e BDl-së!

Press Online