Press Online
AKTUALE MAQEDONI ZGJEDHJET LOKALE 2021

Ekspertët: Marrëveshja BESA-ASH kthen shpresën e qytetarëve

Ish kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani, njëherit analist dhe njohës i mirë i rrethanave polikë në vend nëpërmes portalit Monitor.mk, ka folur për marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët për zgjedhjet lokale dhe mbështetjen që këto dy parti do t’i japin njëra tjetrës në komunat ku garojnë kundër BDI-së. Selmani ka thënë se kjo marrëveshje mes Selës dhe Kasamit u ka kthyer shpresën shqiptarëve të Tetovës dhe vendeve tjera. Për Selmanin, ky “koalicion” është një lajm shumë i mirë e i rëndësishëm.

“I përgëzoj liderët e Aleances dhe Besës për guximin qytetar dhe kombëtar për ta vënë interesin e përgjithshëm mbi interesin e ngushtë partiak! Sela dhe Kasami ju ngjallën shpresën shqiptareve te Tetovës se politika bolshevike e BDI do te ndëshkohet me votën e lire te qytetareve!”, deklaroi Selmani.

Shtoi se shqiptaret dhe qytetarët e ndershëm të Tetovës nuk do ta falin gjakun e vëllezërve dhe te motrave tona, të cilët u dögjèn gjallè.

“Ndëshkohen ata që keqpërdorën pushtetin me vite, duke vënë në rrezik jetët e njerëzve të pafajshëm, është ndjenjë e lartë qytetarie! Jam shumë i bindur se tetovarët te dielën do ta dëshmojnë këtë ndjenje qytetarie!”, deklaroi Selmani.

Lajme të ngjashme

Shpërblime për mjekët që nxisin vaksinimin e pacientëve

Press Online

Vetoja e Bullgarisë, PS kundër Metës: Tirana nuk duhet të shkëputet nga Shkupi

Press Online

Grubi: Javën e ardhshme do të ketë zhvendosje të funksioneve, përgjegjësi për tragjedinë duhet të ketë!

Press Online

Mickoski: Disa tragjedi në vend tregojnë një sistem të kalbur dhe jofunksional

Press Online

Kovaçevski: Me Alternativën flasim për përgjegjësitë në Qeveri, jo për ndarjen e resorëve

Press Online

Familjarët e viktimave kërkuan që kufomat t’i pranojnë para xhumasë – ndryshon plani!

Press Online