Press Online
SHOWBIZ

Gruaja e Alec Baldwin reagon pas vrasjes në xhirimet e filmit

Hilaria Baldwin ka thyer heshtjen në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë xhirimeve të filmit më të ri të bashkëshortit të saj, Alex Baldwin, ku mbeti e vrarë Halyna Hutchins dhe u plagos regjisori Joel Souza. Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shprehu ngushëllimet për familjen e kineastes ukraninase.

“Zemra ime është me Halynan, bashkëshortin, djalin, familjen dhe me të gjithë të dashurit e tyre. Dhe për Alec gjithashtu. Thuhet ‘nuk ka fjalë’ sepse është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen e një aksidenti kaq tragjik. Humbje. Mbështetje”, është shprehur Hilaria.

Reagimi i saj vjen pak ditë pasi burri i saj foli për tragjedinë. “Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe hidhërimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar jashtëzakonisht.”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Adriana Matoshi e përfundon me sukses operimin

Press Online

Rihanna duket sensacionale me një fustan të bardhë dhe xhaketë sportive

Press Online

Dafina Zeqiri i bëhet krah fuqizimit ekonomik të Grave të mbijetuara të dhunës

Press Online

Një belhollë si Aurela

Press Online

Bebe Rexha e “djeg” në dasmën shqiptare

Press Online

Deputetja Matoshi njofton se i është rikthyer tumori në kokë pas 9 vitesh

Press Online