Press Online
ZGJEDHJET LOKALE 2021

Lloga: Jam kundër vendimit për fletët e pavlefshme

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve zyrtarizoi rezultatin zgjedhor edhe për komunën e Kisella Vodës të cilën e ka fituar në rrethin e parë kandidati i VMRO-DPMNE-së Orce Georgievski si dhe fitoren e kandidatit të BDI-së Alija Jaoski për Komunën e Pllasnicës. Konfirmimi i rezultateve vjen pas mbylljes së procedurës së ankesave nga pjesëmarrësit në zgjedhje. Në vendvotimin 0543 në Dibër do të ketë rivotim më 31 tetor. Kjo nënkupton se në Dibër nuk ka rreth të dytë këtë të diel. Kurse në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizare do të ketë rivotim për listën për këshilltarë komune dhe për këshilltarë të Qytetit të Shkupit. Në këto vendvotime, KSHZ-ja ka zgjedhur anëtarë të rinj.

“Tashmë janë zgjedhur. Janë zgjedhur anëtarë të rinj pasi KSHZ-ja mori vendimin dhe tani ata bëjnë trajnime për të qenë të përgatitur për votimin.”- deklaroi Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së.

Institucioni për organizimin e zgjedhjeve ndryshoi edhe udhëzuesin për fletëvotimet e pavlefshme. Fletëvotim i vlefshëm do të llogaritet edhe ai që nuk posedon vulë por i plotëson të gjitha kushtet sipas Kodit zgjedhor, përkatësisht nëse është i rrethuar numri rendor para bartësit të listës ose kandidatit dhe ku përcaktimi i votuesit mund të konfirmohet pa mëdyshje. Fletëvotim i pavlefshëm llogaritet kur nuk është plotësuar ose janë rrethuar më shumë opsione. Ky vendim heq mundësinë që të pavlefshme të llogariten edhe fletëvotimet të cilat këshillat zgjedhor harrojnë ose nuk i vulosin para se tua japin votuesve.

“Edhe një herë apelojmë si KSHZ te këshillat zgjedhor që t’i përmbahen respektimit të nenit 109 të Kodit zgjedhor, sepse përgjegjësia është e tyre.”- pohoi Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.

Me këtë vendim nuk pajtohet anëtari i KSHZ-së Krenar Lloga dhe e quan vendimin joligjor. Për këtë ai ka njoftuar me shkresë anëtarët e tjerë.

“Unë si anëtar i KSHZ-së nuk pajtohem dhe shpreh dyshime të mëdha për parregullsi zgjedhore për shkak se udhëzuesi ndryshohet pas rrethit të parë të zgjedhjeve. Udhëzuesi nuk është në përputhje me Kodin zgjedhor prandaj unë kërkoj menjëherë të tërhiqet ky vendim, në të kundërt unë do të drejtohem te Gjykata Administrative.”- tha Lloga.

Tashmë kanë përfunduar afatet për paraqitjen e personave të sëmurë dhe personave me vendim për izolim që të paraqiten për të votuar. Në bazë të numrit të të interesuarve, KSHZ-ja do të përgatisë edhe numrin e nevojshëm të trupave zgjedhor që duhet ta realizojnë votimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Buçkovski: Zaev i tradhëtuar nga ndërkombëtarët, nuk ishte e nevojshme dorëheqja e tij

Press Online

LSDM-ja dhe VMRO-ja tërhoqën ankesat për raundin e dytë zgjedhor

Press Online

Milevski: Për dhjetë ditë do të kemi qeveri të re dhe kryeministër

Press Online

“Open Balkan”, nesër mbahet takimi mes liderëve, në rrugët e Beogradit valëviten flamuj shqiptar

Press Online

Taravari: PDSH nuk ekziston më, Azem Sadiku i mirëpritur te ASH-ja (Video)

Press Online

Befason Bilall Kasami: Nuk e di a do t’i votojmë gjithë ministrat e BDl-së!

Press Online